Përplasje në mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për migrantët

Maqedonia

Përplasje në mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për migrantët

Më: 9 mars 2026 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM-ja kanë vazhduar të përplasen për temën e migrantëve. Pavarësisht nëse të ardhurit në vend do të quhen “punëtor ekonomik” ose “migrantë”, për LSDM-në thelbi është i njëjtë. Opozita pretendon se me ardhjen e tyre, vendi do të bëhet i pasigurt.

“Domethënë edhe Mickoski edhe OBRM-PDUKM t’i quajnë si të duan këta njerëz, nuk ka rëndësi nëse duan t’i quajnë migrantë, azilantë, citoj, refugjatë ose punonjës ekonomik. Thelbi është i njëjtë. Ndryshon vetëm termi vetëm që të bëhet manipulim me të vërtetën,” deklaroi Andrej Zhernovski, LSDM.

OBRM-PDUKM-ja thotë se tashmë është konfirmuar se nuk ka marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për strehimin e migrantëve në vend.

“Nuk ka marrëveshje, nuk ka bisedime, nuk ka qendra migrantësh, nuk ka migrantë. Kishte vetëm veprime destruktive nga ana e LSDM-së dhe përsëritje e të njëjtës gënjeshtër, duke menduar se në këtë mënyrë do të bëhet e vërtetë,” tha Mile Lefkov, OBRM-PDUKM.
Tema u rihap pasi ambasadori britanik në vend, Methju Llauson, në intervistë për Televizionin 24 tha se “thjesht nuk është e vërtetë” duke mohuar të ketë marrëveshje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar për të pranuar migrantë në këmbim të parave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat