Lëndohet rëndë një këmbësor në Bërvenicë, shoferi arratiset

Maqedonia

Lëndohet rëndë një këmbësor në Bërvenicë, shoferi arratiset

Më: 29 mars 2026 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, një këmbësor është lënduar në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Bërvenicë.

Sipas policisë, shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

"Më 28 mars 2026, rreth orës 20:50, në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Sedllarcë të Poshtme, Komuna e Bërvenicës, automjeti ka goditur këmbësorin Z.S (70) nga Tetova.

Pas aksidentit, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar në Spitalin e Tetovës".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat