Nga projektet më të mëdha që po realizohen aktualisht mund të përmendim Bulevardin Ferid Murad, Bulevardin Mit’hat Frashëri, ndërsa në faza fillestare është edhe zgjerimi i Bulevardit Cvetan Dimov, projekte këto që do të përmirësojnë dukshëm infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
Të gjitha këto mjete Komuna e Çairit i përdor ekskluzivisht për nevojat e qytetarëve, për të përmirësuar standardin dhe cilësinë e jetës.
Në kontrast, humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale, Bujar Osmani, nuk mund të përballet me rezultatin e tij dhe vazhdimisht mundohet të trillojë dhe shpif për të zbehur punën konkrete që po zhvillohet në Komunën e Çairit.
Edhe vetë këshilltarët e BDI-së në Këshillin Komunal të Çairit e kanë miratuar pikën që i jep të drejtë komunës për të aplikuar për kredi, duke treguar qartë se kjo është një praktikë normale dhe ligjore.
Marrja e kredive nga institucionet shtetërore nuk është asgjë e pazakontë; ajo është pjesë e funksionimit të rregullt, realizimit të projekteve konkrete, vazhdimësisë së shërbimeve dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.