Hetime për rieksport të karburantit, Mickoski paralajmëron përgjegjësi

Maqedonia

Hetime për rieksport të karburantit, Mickoski paralajmëron përgjegjësi

Më: 6 maj 2026 Në ora: 19:59
Hristijan Mickoski

Institucionet janë pranë vërtetimit të indikacioneve të rieksportimit të karburantit nga vendi ynë në vendet fqinje.

Nëse vërtetohen abuzime, do të kërkohet përgjegjësi, thotë kryeministri.

“Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kemi informacione të cilat po analizohen dhe jemi afër përgjigjes, ndërsa jemi afër që e njëjta të dëshmohet dhe nëse e njëjta dëshmohet, është fillimisht jo etike.

Lirimin ne e sigurojmë për qytetarët në bisedime bilaterale me OKTA-n,  dhe jo për rieksportim në vende fqinje, prandaj nuk është në rregull.

Konform ligjeve dhe procedurave, ata që e kanë bërë këtë vepër do të kenë përgjegjësi.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat