Studentët shqiptarë të hënën përsëri do të protestojnë në Shkup

Maqedonia

Studentët shqiptarë të hënën përsëri do të protestojnë në Shkup

Më: 13 maj 2026 Në ora: 13:09
Slogani

Studentët shqiptarë të Fakulteteve Juridike nga të tri universitetet me mësim në gjuhën shqipe (UT, UNT dhe UEJL) kanë paralajmëruar protestën e dytë radhazi në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore.

Përmes një njoftimi publik, ata bëjnë thirrje për mobilizim qytetar, duke caktuar tubimin për më 18 maj (e hënë).

Protesta do të mbahet në ora 16:30, para Urës së Gurit në Shkup.

“Mos mungo, dil mbroje gjuhën!”, thuhet në thirrjen e studentëve, të cilët kërkojnë mbështetje më të gjerë për kauzën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat