Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,46 % në raport me vendimin e datës 18.5.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,330 den/kg dhe do të jetë 51,144 den/kg.

Nga data 27.5.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 - 87,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS 98 - 89,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) - 92,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 94,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU - 51,144 (denarë/kilogram).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat