Caktohet masa e paraburgimit për tre të dyshuarit për ndotjen e ujit në Gositvar

Maqedonia

Caktohet masa e paraburgimit për tre të dyshuarit për ndotjen e ujit në Gositvar

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 17:37
Artana Asani

Prokuroria Themelore e Gostivarit ka kërkuar dhe siguruar masën e paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar për ndotjen e ujit të pijshëm në këtë komunë.

Gjykatësja penale në Gjykatën Themelore të Gostivarit, Dragosllava Veselinova, ka bërë të ditur se janë pranuar propozimet e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Ndërmarrjes Publike “Komunalec” – Gostivar, Artana Asani, udhëheqësit teknik Leon Nuredini dhe përgjegjësit të Departamentit për ujësjellës, kanalizim dhe punë ndërtimore, Vadedin Dauti.

Sipas Prokurorisë, të tre personat dyshohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës të shkaktuara me veprime të ndotjes së ujit për pije”.

Hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e rastit dhe përgjegjësinë e të dyshuarve lidhur me ndotjen e ujit në Gostivar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat