MPB: Të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare

Maqedonia

MPB: Të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 20:51
Ilustrim

Të hënën në mëngjes, punonjësit e doganave greke do të zhvillojnë grevë në disa pika kufitare, duke shkaktuar kufizime në qarkullim.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, greva do të prekë pikat kufitare Evzoni, Dojrani dhe Niki.

Nga ora 05:00 deri në 09:00 (sipas kohës së Maqedonisë), automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë vetëm çdo 10 minuta.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të ndërpritet plotësisht, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Greqia.

MPB bëri të ditur se do të angazhojë të gjitha kapacitetet e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe lehtësimin e qarkullimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat