MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin

Maqedonia

MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 20:49
Fotoilustrim

Dje, në të gjithë territorin e vendit, janë shqiptuar 166 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 17.08.2026 në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00, Sektori për Pështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një kontroll rrugor në territorin e gjithë vendit, me qëllim sanksionimin e shkeljeve të kryera nga këmbësorët.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 166 këmbësorë, prej të cilëve 137 për shkak të kalimit të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 167 shkelje të tjera të rregullave të trafikut”, njoftojnë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat