Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i suksesshëm nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka fituar për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e dyta të zgjedhjeve lokale, duke lënë pas kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevskin.
Për këtë ka reaguar Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim, duke thënë se kjo është një fitore historike për Bervenicën.
“Fitore historike në Bërvenicë. Edhe një herë u dëshmua se uniteti dhe bashkimi triumfojnë mbi çdo interes të ngushtë. Gjithmonë qofshim bashkë”, shkruan Ahmeti.