Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person

Maqedonia

Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 14:50
Fotoilustrim

MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Shkup, në të cilën është lënduar një person.

"Më 09.11.2026, rreth orës 09:10, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. "Boris Trajkovski" dhe rr. "Sasa" në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Mercedes" me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.T. (33) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh "Zastava" me targa të Shkupit,i drejtuar nga V.K. (79) nga Shkupi.

Në aksident, bashkudhëtarja në automjetin "Zastava", R.K. (76) nga Shkupi, ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup.

Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat