Maqedonia e Veriut hap Ambasadë rezidente në Vilnius të Lituanisë

Maqedonia

Maqedonia e Veriut hap Ambasadë rezidente në Vilnius të Lituanisë

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 11:53
Foto nga takimi

Maqedonia e Veriut ka hapur ambasadë rezidente në Vilnius, Lituani.

"Ambasadën e hapën ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski dhe kolegu i tij lituanez, Kestutis Budrys.

Paraprakisht të dy ministrat patën edhe një takim.

Mes tyre u bisedua veçanërisht për tejkalimin e pengesave dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të Maqedonisë", njoftojnë nga MPJ e RMV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat