Grupi muzikor nga Kalifornia Red Hot Chili Peppers performoi koncert për 10,000 spektatorë përpara piramidave të mëdha egjiptiane në Giza, raporton BBC.
Shfaqja u hap me këngën "Can not Stop" nga albumi i tyre i vitit 2002 "By The Way".
Koncerti dy orësh është transmetuar drejtpërdrejt dhe mund të shikohet në kanalin zyrtar të YouTube Red Hot Chili Peppers.
Ndryshe, mbajtja e koncerteve para Piramidës në Giza, mbështetur nga Ministria e Turizmit egjiptian, shihet si një përpjekje për të sjellë turistët në vend pas trazirave politike dhe sulmeve terroriste që kanë tronditur publikun botëror gjatë viteve të fundit.