Blakaj:  Arrestimet e fundit e kanë goditur imazhin e Kosovës

Politika

Blakaj:  Arrestimet e fundit e kanë goditur imazhin e Kosovës

Nga: D.B. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:28
Ilustrim "Bota sot"

Arrestimet e fundit të krerëve të UÇK-së dhe njëkohësisht udhëheqësve më të lartë shtetëror e kanë goditur shumë imazhin e Kosovës dhe e kanë vendosur një njollë në historinë çlirimtare të vendit tonë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i Integrimeve Evropiane dhe i politikave të BE-së Sami Blakaj, i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot’ ka thënë se kjo njollë e zezë do ti kushtoj Kosovës jo vetëm në aspektin politik e diplomatik, por edhe në stagnimin e zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, pretendimet e prokurorisë për UÇK-në si ndërmarrje kriminale janë të pa sakta dhe të pa pranueshme, por që tashmë këto pretendime duhet qartësuar dhe faktuar nga të akuzuarit e speciales, respektivisht nga mbrojtja e tyre.

Image
Sami Blakaj

“Në këtë drejtim, mendoj se i gjithë spektri politik duhet të jetë unik në këtë kohë të vështirë për vendin dhe që bashkërisht të organizojnë një mbështetje dhe mbrojtje unike e profesionale për të akuzuarit e gjykatës”, është shprehur njohësi i Integrimeve Evropiane dhe I politikave të BE-së Sami Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat