Pro projektbuxhetit, Jashari zbulon interesin e PDK-së

Politika

Pro projektbuxhetit, Jashari zbulon interesin e PDK-së

Nga: A.SH Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 22:52
Enver Hoxhaj

Tash e sa kohë ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kaloj në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend.

Nga kjo parti kanë bërë të ditur se kanë iniciuar një seancë të jashtëzakonshme për të premten ku presin se do të kalojë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo që po bën PDK është pozitive dhe se kjo shihet si një fitore e PDK-së pasi arriti të imponoj kushtet e veta në këtë ligj.

“Konfirmimi për votimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike mendoj që është pozitiv edhe pse mendoj se LDK do të duhej të reflektonte shumë më herët për të pranuar kërkesat e PDK-së, pasi PDK ka pasur këto kërkesa që nga fillimi dhe pa votat e saj nuk kishte mundësi tjetër. Kjo shihet si fitore e PDK-së, pasi arriti të imponoj kushtet e veta në këtë ligj”, shprehet Jashari.

Image
Shemsi Jashari

 

Sipas tij, PDK është e interesuar për të marrë pozitën e Presidentit por jo për t’u bashkuar me qeverinë pasi në afat të gjatë do ta dëmtonte shumë.

“Nga ajo që kam parë PDK është e interesuar për të marr pozitën e presidentit dhe të mbështes qeverinë nga opozita. Me gjithë paqartësitë se si do të vazhdoj kjo qeveri mendoj se arritja e një marrëveshje si kjo është shumë e rëndësishme dhe sinjal i mirë se për punët që janë në interes të qytetarëve duhet të tejkalohen interesat partiake. Unë nuk pres që PDK t’i bashkohet qeverisë pasi në afat të gjatë do ta dëmtonte shumë” përfundon Jashari për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat