Rënia e Kurtit nga dezinformatat?

Politika

Rënia e Kurtit nga dezinformatat?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 7 dhjetor 2020 Në ora: 22:15
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë ditës së shtune është publikuar një studim nga PE i cili thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Ky studim tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020.

Dokumenti shpjegon angazhimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe emërimin e të dërguarit të tij të posaçëm për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

Studimi ka ngjallur reagime të mëdha tek krerët e vendit duke e quajtur të palogjikëshëm këtë studim dhe me referenca aspak të besueshme.

Edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk mbeti pa reaguar në lidhje me këtë studim i cili e ka quajtur si “manipulim” studimin e bërë për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në të cilin thuhet se qeveria e Albin Kurti është rrezuar “nga një operacioni dezinformues amerikan”.

“Autorët e 'studimit' shpresoj shumë se do të ballafaqohen me mbështetësit e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe "studimi" i tyre do të përfundoj si një përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e së vërtetës”, tha Mustafa.

Kundër këtij studimi ka dalur edhe PDK-ja, e që publikisht u deklarua zëdhënësi, Avni Bytyçi, duke thënë se “autorët flasin për Kosovën nga një perspektivë që asnjëherë nuk ka ekzistuar, kanë kontradikta në kohë edhe në përmbajtje”, u shpreh zëdhënsësi i PDK-së.

Ndërsa për “Bota sot”, profesorët universitar u shprehën që ky studim i PE-së, duhet të konsiderohet i pakontestueshëm dhe i saktë, sepse sipas tyre ka pasur dezinformim vendor dhe ndërkombëtar.

Bytyçi: Studimi i PE-së duhet të konsiderohet i saktë dhe i pakontestueshëm

Në lidhje me këtë temë profesori universitar, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky studim na njeh me disa problematika që ne i kemi të njohura edhe më herët. Profesori përmend deklaratën që i’u është drejtuar Kurtit në lidhje me reciprocitetin me Serbinë, duke u shprehur që ky konstatim e kemi patu edhe më herët.

Tutje Bytyçi thotë që nga këto deklarata ishin qytetarët ata që u frikësuan duke shtuar frikën edhe më shumë deklaratat e Vuçiqit dhe hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, e që as këto nuk zbehën takimet e presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë të ciët vijuan edhe më tej miqësinë e pashoqe me presidentin e Serbisë.

Image
Enver Bytyçi

“Parlamenti Europian publikoi një studim me të cilin na njeh me disa problematika sa i përket dezinformimit të opinionit publik nga ana e medieve në Ballkanin Perendimor. Studimi ishte porosit nga

Komisioni i Jashtëm i këtij parlamenti dhe si i tillë duhet të konsiderohet si një studim i saktë dhe i pakontestueshëm. Pika kulmore e këtij dezinformimi ishin deklaratat e dhëndërrit të presidentit Trump dhe një senatori tjetër, se “Nëse qeveria Kurti nuk tërheq reciprocitetin me Serbinë, atëherë SHBA-zë do të tërhiqnin trupat ushtarake nga Kosova”! Këtë deklaratë e citon studimi i Parlamentit Europian si pjesë të dezinformimit për ta vështirësuar pozitën e Albin Kurtit përballë opinionit publik në Kosovë dhe për t’i hap rrugën aktit final të rrëzimit të qeverisë së tij. Ky konstatim nuk është i vështirë për t’u arritur. Këtë fakt e kemi konstatuar që asokohe dhe e kemi publikuar. Por deklarimit për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova patën efektin e vet. Qytetarët në Kosovë u trembën nga kjo. U rikthye fantazma e ushtrisë, policisë dhe paraushtarakëve serbë në këtë vend. Ndërkaq Vuçiç e shtoi retorikën e ndërhyrjes ushtarake, madje dhe të provokimeve me xhandarmëri e të tjera veprime në Kosovë. Erdhi në Mitrovicë dhe tha shprehimisht se “Milosheviçi kishte qëllime të mira për Serbinë, por nuk zgjodhi mjetet e duhura”, deklaratë e cila nuk u analizua nga asnjë ekspert dhe politikan i Kosovës ose i Shqipërisë. Përkundrazi, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë vijuan edhe më tej miqësinë e pashoqe me presidentin e Serbisë”, u shpreh Bytyçi.

Më tej, profesori përmend edhe deklaratën e Mustafës në lidhje me studimin duke thënë që ai në këtë deklaratë veçse e pranon që ka pasur rol në rënien e qeverisë Kurti por vazhdon në një formë ta justifikojë ktë fushatë se LDK nuk lejoi që ta qeveriste Kosovën, dikush që nuk i hapi telefonin Grenellit.

Sipas profesorit Grenell manipuloi dhe dezinformoi përmes medieve për t’i bërë presion të hapur jo vetëm qeverisë së Albin Kurtit, por edhe qytetarëve të Kosovës, nëse nuk mbështetej iniciativa e Vuçiç, Ramës, Thaçit dhe Grenellit për ndarjen e Kosovës.

“Isa Mustafa ka bërë një deklaratë dhe e pranon në fakt se fushata e dezinformimit është mbështetur edhe nga ai si protagonist e ngjarjes. Sepse në asnjë rast nuk e kundërshton konstatimin e studimit të Parlamentit Europian. Por e justifikon këtë fushatë, kur thotë se LDK nuk lejoi që ta qeveriste Kosovën, dikush që nuk i hapi telefonin Grenellit. D.m.th gjithçka që ai ka shprehur dje ishte justifikim i asaj që ka ndodhur, por jo përgënjeshtrim i faktit se Grenell manipuloi dhe dezinformoi përmes medieve për t’i bërë presion të hapur jo vetëm qeverisë së Albin Kurtit, por edhe qytetarëve të Kosovës, nëse nuk mbështetej iniciativa e Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Richard Grenellit për ndarjen e Kosovës! Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk mundi ta kontestojë as Isa Mustafa”, potencoi Bytyçi për “Bota sot”.

Voca: Qeveria Kurti ka qenë pre e dezinformimit politik vendor dhe ndërkombëtar

Doktori i shkencës dhe ligjëruesi i Gjeopolitikës në Paris, Mirsad Voca, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka komentuar studimin e PE-së të cilin e sheh të pakontestueshëm.

Sipas Vocës ka pasur dezinformata në Kosovë dhe linqime siç është shembulli për antiamerikanë që i kanë quajtur Osmanin dhe Kurtin.

Image
Mirsad Voca

“Nëse fillojmë vetëm me disa çështje të thjeshta dhe të freskta lidhur me njohjen nga Izraeli dhe me ato miliarda investime duket se ishin asgjë më shumë sesa një dezinformim për joshje në opinion publik, dhe kjo nuk do shumë mend. Në nivel ndërkombëtar, ishte e paprecendent që ftohja e marrëdhenieve me aleatët më traditiconal të Shba-së të bëhet përmes dezinformimit. Në Kosovë u përdor pa rreshtur termi antiamerikanizëm pikërisht si dezinformim për ngjallje të frikës në opinion. Prandaj, a nuk është dezinformim linqimi dhe dezinformimi i vazhdueshëm ndaj legjitimitetit të pakontestueshëm të të dy kandidatëve me të votuar në Kosovë A. Kurti dhe V. Osmani”, thotë Voca.

Më tej Voca shprehët që rënia e qeverisë Kurti nëse nuk ka ardhur nga frikësimi apo presioni për qasje të ngutshme atëhere ka qenë pre e dezinformimit politik vendor dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu Voca përfundon duke u shprehur që reagimet emocionale e komplusiv mohues të disa shefave e përfaqësueseve politik në lidhje me këtë studim vetëm i bën dëm ngritjes së nivelit të sistemit politik, shtetndërtimit të Kosovës dhe vet interesave të Shtetit të Kosovës përball intencës së integrimeve euroatlantike.

“Studimi i cili është konsideruar i shkëlqyeshëm nga eurodeputetët që në Ballkanin perëndimor por dhe në Kosovë ka dezinformim të rregullt që bëhet nga qarqe e grupe politike të ndryshme interesi, lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Po ashtu rënja e Qeverisë Kurti, meqë nuk u frikësua nga presioni për një qasje të ngutshme dhe shkurtpamëse, pa asnjë dyshim, ka qenë pre e dezinformimit politik vendor dhe ndërkombëtar. Reagimi emocional e kompulsiv mohues i disa shefëve e përfaqësueseve politik ndaj këtij studimi, pa marrë parasysh nivelin e seriozitetit të tij, duke mos reflektuar aspak në këtë drejtim, i bën dëm më së shumti ngritjes së nivelit të sistemit politik, shtetndërtimit të Kosovës dhe vet interesave të Shtetit të Kosovës përball intencës së integrimeve euroatlantike. Kjo mendësi sistemike e partive politike në Kosovë, ky diskurs politik, vë në pah gjendjen politike infantile përmes shelljeve repetitive denigruese të atyre që abuzuan me pushtetin që prej dy dekadash në Kosovë”, përfundon Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat