Detaje tronditëse: Ja kush do të jetë target i Gjykatës Speciale, opinionisti ka një thirrje për familjarët e anëtarëve të vrarë të LDK-së

Politika

Detaje tronditëse: Ja kush do të jetë target i Gjykatës Speciale, opinionisti ka një thirrje për familjarët e anëtarëve të vrarë të LDK-së

Nga: N. H Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:12
Foto ilustrim “Bota sot” / Viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, të cilat Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë pretendon se i kanë kryer ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lidhur me këtë çështje ka folur opinionisti Fatmir Bajraj.

Aktakuzat e ngritura në Dhomat e Specalizuara të Kosovës me seli në Hagë, ndaj ndërmarrjes së përbashkët kriminale, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, i ngarkojnë ata për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Sipas aktakuzës, pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi “kanë pasur synimin e njëjtë për kryerjen e të gjitha krimeve që janë në këtë aktakuzë, së bashku me anëtarë të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

Aktualisht, të gjithë këta të akuzuar, gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Kush do të jetë target i Speciales?

Opinionisti Fatmir Bajraj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se target i Gjykatës Speciale, do të jetë Shërbimi Informativ i Kosovës, i njohur ndryshe me inicialet SHIK, si dhe“Shqiponjat e Zeza”, prapa se cilës, sipas Bajrajt, qëndron Ramush Haradinaj.

Ai hedh akuza të rënda, sa që thotë se këto dy organizata, qëndrojnë prapa urdhërdhënies të të gjitha atyre krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.

““SHIK-u i Kadri Veselit dhe “Shqiponjat e Zeza” të Ramushit, janë dhe duhet të jenë target të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, ngase këto dy organizata kriminale qëndrojnë pas urdhërdhënies, konstruktimit dhe ekzekutimit të kundërshtarëve politik, alias të bashkëpunëtorëve institucional të presidentit historik Rugova”, shprehet Bajraj.

Ai ka një thirrje edhe për familjarët e të vrarëve me motive politike, për të cilët thotë se duhet të ndihmojnë Drejtësinë dhe Gjykatën Speciale në ofrimin e dëshmive për vrasjet.

“Qytetarët lojal të Republikës së Kosovës dhe familjarët e të vrarëve me motive politike, duhet të ndihmojnë Drejtësinë dhe Gjykatën Speciale në ofrimin e dëshmive për vrasjet, duke mos rënë pre e politikes kriminale mediale dhe jo vetëm, në shtetin e kapur të Kosovës. Fshehja e kriminelëve pas UÇK-së, luftës së saj të drejtë dhe gjakut të derdhur në altarin e lirisë, është krim mbi vlerat sublime nacionale, pjesë e padiskutueshme e së cilës është edhe kontributi i të vrarëve politik nga këto organizata”, ka thënë ai.

Ndërsa, krejt në fund, ai si zgjidhje e sheh edhe ligjin e lustracionit, sipas të cilit, ky ligj dekonspiron “UÇK-në e Rognerit”, dhe mundëson nxjerrjen në dritë agjenturat e UDB-s.

Kurse, thekson se, me këtë do të pastrohej edhe lufta e drejtë dhe të shenjët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

“Ligj lustracioni në Kosovë, dekonspiron “UÇK-në”, e Rognerit dhe mundëson nxjerrjen në dritë diellit agjenturat dhe penetrimin agjenturor UDB-ist në “UÇK-në” Rogneriste dhe simotrave nga Tirana kuislinge (SHISH), duke pastruar nga hipoteka, luftën e drejtë dhe të shenjët të UÇK-së, së vërtetë, e cila ishte kryesisht në Kosovë dhe pas së cilës, fshihet dhe kamuflohet Shtabi i Rognerit dhe bartësit e krimeve, pjesë e të cilëve tani janë të akuzuarit e DHSK, me seli në Hagë”, tha në fund, opinionisti, Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat