Kritikohet politika e jashtme, kërkohet ndryshim urgjent

Politika

Kritikohet politika e jashtme, kërkohet ndryshim urgjent

Nga: A.M. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:51
Ilustrim

Analisti politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar skenën politike për gjatë viteve të fundit, të cilët kanë manipuluar opinionin lidhur më lëvizjen e lirë të qytetarëve te Kosovës në Evropë.

“Dështimet e brendshme të mëdha të kësaj klase politike, sigurisht së kanë reflektuar keq edhe në politikat e jashtme, me kuadro shumë  të dobëta të përfaqësimit. Nuk u punua kurrë sa duhet dhe si duhet për funksionim të shtetit ligjor. Organet e drejtësisë ende kanë mbetur të ndikuara nga politikat ditore, prandaj edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit janë të dobëta, si kushte nga BE-ja për liberalizim të vizave. Disa nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës e manipuluan opinionin më data lidhur më lëvizjen e lirë të qytetarëve te Kosovës në Evropë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe deklaratën e ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“Dolën së ishin premtime boshe, dolën premtime të rreme dhe manipulative, për ta mbajtur gjendjen pezull lidhur më këtë çështje. Në përfaqësimet diplomatike në botë, u zgjodhën më shumë familjarë, ilakat dhe militantet e ndryshëm partiak, pa kritere për punën fisnike dhe jo të lehtë të diplomatit. Jemi dëshmitarë së në disa përfaqësi tona ndodhën edhe incidente duke e prishur shumë imazhin e Kosovës. Viteve të fundit ambasadat tona ishin nën çdo nivel, së bashku më MPJ, të cilët nuk bënë asgjë në prurjen e njohjeve te reja, nuk u punuan  që 5 shtetet anëtare të BE-sa ta pranojnë shtetin e Kosovës, siç e tha së fundi edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde”, ka thënë Mulliqi për “Bota sot”.

Për më tepër,  ai ka kritikuar edhe Ministrinë të Punëve të Jashtme se nuk u aktivizua kundër Serbisë, e cila me fushatën e saj ka arritur t`i bind rreth 17 shtete t`i tërheqin njohjet.

“ Madje për mos aktivitet  të Ministrisë të Punëve të Jashtme, Serbia më lobimin e saj arriti që 17 shtete ti tërheqin njohjet. Këto politika miope të Kosovës, bën shumë në faktorizimin e Serbisë karshi Kosovës dhe në përgjithësi si shtet në rajon. Prandaj edhe rrjedha e deritashme e bisedimeve më këtë shtet nuk ishte në dobi tonën, së u zhvilluan bisedimet pa kushte dhe duke na caktuar agjendën e tyre  presidenti serb, Aleksandër Vuqiq. Lufta e ashpër që po bëhet për pushtet , e ka margjinalizuar shtetin e ri të Kosovës, duke e bërë atë gjithnjë e më pak funksional. Kjo klasë politike lakmitare për pushtet absolut dhe të mira materiale, ka bërë që sot të gjendemi në vendin e fundit të shteteve për nga varfëria dhe mos zhvillimi ekonomik. Asnjë sistem nuk është duke funksionuar pa defekte”, ka theksuar ai.

Po ashtu, ai vlerëson se  duhet të bëhen urgjentisht ndryshime në Kosovë.

Kanë vërshuar antivlerat duke filluar nga nivelet më të ulëta deri në nivelin qendror të qeverisjës. Kosova për shkak të politikës së jashtme katastrofale ka mbetur pa u inkuadruar  në strukturat ndryshme  relevante të Evropës. Ndryshimet që duhet bërë urgjentisht në Kosovë po shihen edhe nga qielli, dhe nuk duan asnjë koment. Kjo klasë e burxhujve politiko -biznesor duhet të largohen nga politika vendimmarrëse , për të lëshuar rrugë forcave përparimtare të cilave janë duke iu bërë rezistencë të madhe.Kosova nuk ka kohë më pritë, së kemi mbetur shumë mbrapa Evropës së civilizuar”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat