“Familja Thaçi kanë banesa, shtëpi, aksione dhe tokë” – por prapë themeluan Fondacion dhe kërkuan ndihmë!

Politika

“Familja Thaçi kanë banesa, shtëpi, aksione dhe tokë” – por prapë themeluan Fondacion dhe kërkuan ndihmë!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 dhjetor 2020 Në ora: 11:40
Hashim Thaçi

Për përkrahjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Hashim Thaçi tashmë është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

Këtë iniciativë e ka marr vëllai i ish presidentit, Hashim Thaçit, Idriz Thaçi.

Por njohësit e çështjeve juridike e politike në vend vlerësojnë se fondi për mbrojte juridike të personave, mund të themelohet vetëm me ligj nga Kuvendi.

Ata vlerësojnë se avokatët e marrë nga Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë të niveleve të larta dhe dihet se ata kushtojnë.

Sipas tyre, çmimi mbrojtës është shumë i lartë dhe këtu e ka bazën formimi nga vëllai i Thaçit të fondacionit.

Kelmendi: Avokatët e marrë nga Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë të niveleve të larta

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka pohuar se ngritja e aktakuzës dhe arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve nga Gjykata Speciale ka krijuar një tabanë të qëndrueshëm që familjarët dhe të tjerët nga partitë politike të ngritin llogari a fondacione për mbrojtje.

Sipas tij, avokatët e marrë nga Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë të niveleve të larta dhe dihet se ata kushtojnë.

Image
Muhamet Kelmendi

“E them këtë pasi nëse ke një avokat të tillë atëherë natyrisht se çmimi bartet, por disa si Thaçi, çmimi i tyre është i kushtueshëm madje edhe me miliona. Pavarësisht faktit se shteti i ka ndarë rreth 20 milionë euro për mbrojtje, ato janë të pamjaftueshme për harxhimet që i kanë avokatet dhe familjarët. Çmimi mbrojtës është shumë i lartë dhe këtu e ka bazën formimi nga vëllai i Thaçit të fondacionit. Por pavarësisht asaj se nuk e kemi parë mirë burgosjet dhe akuzat, tubimi i mjeteve nuk është i gjetur mirë. Kështu kanë bërë edhe më herët të akuzuarit në Dene Hagë, por nga gjendja që është shtrohet çështja, pse 3, 4 a 5 avokatë?”, ka shtruar pyetjen profesor Kelmendi.

Sipas tij, në gjendjen që është mbrojtja më e mirë është vetëmbrojtja, sepse ashtu tregohej karakteri i UÇK-së.

“Mendoj se ashtu do të tregohej karakteri i UÇK-së dhe do të kundërshtoheshin me çdo mënyrë pretendimet e Prokurorisë se kësaj Gjykatë. Ne popull njihen Thaçi dhe familja Thaçi se kanë pasuri. Ata kanë banesa, shtëpi, aksione dhe tokë. Për mua është shumë më e kapshme mbështetja në këtë se kërkimi i ndihmës në gjendjen aktuale. Mirëpo këtu është edhe ideja e të mbrojturit pa vënë re anën e familjes dhe mbrojtjes, e gjendjes ekonomike të familjes në kohën kur gjendet i mbyllur”, ka thënë profesor Kelmendi.

Ai konsideron se kështu sigurisht se do të vepronte edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pasi të gjithë janë në pozita të mira financiare.

“Shteti po paguan shuma për avokatët e tyre, megjithatë rasti është mbreti i botës. Atë duhet shfrytëzuar për tubim të mjeteve, për të paguar, sikundër theksojnë avokatët. Mund të ketë edhe qëllime të tjera. Në gjendjen e tillë ka e çka nuk ka, tubime të mjeteve, harxhime të ndryshme, pagesa pa mbulesë e ku të dihen të gjitha, kjo mbetet të shihet”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Burjani: Edhe në kohën e Ramushit u themelua një fond i tillë

Se a duhet të kërkohen para, dhe pse po e bëjnë një gjë të tillë kur dihet se shteti i paguan avokatët e Thaçit, njohësi i çështjeve juridike e pulitke Blerim Burjani ka thënë se buxheti është caktuar nga Qeveria e kaluar dhe ende funksionon dhe ndan buxhet për mbrojtje juridike.

Sipas tij, shteti ndan buxhet për mbrojte juridike të personave të janë bërë dhe janë mbledhë para e që deri tash askush përgjegjësi për një fond të tillë.

Image
Blerim Burjani

“E them këtë pasi edhe më herët është themeluar një fond i tillë, por askush nuk ka dhënë përgjegjësi se ku janë shpenzuar paratë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

Ai konsideron se, kësi fonde mund të themelohet vetëm me ligj nga Kuvendi dhe se për individ nuk mund te mbledhin para për fonde.

“Nëse duhet të bëhet Themelimi i fondeve këtë duhet ta bëjë Kuvendi me propozim të ligjit nga qeveria. Madje dihet se edhe në kohën e Ramushit është themeluar një fond i tillë”, është shprehur Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat