Deputetja e LDK-së i reagon ashpër Vjosa Osmanit, ajo nuk mund të jetë...

Politika

Deputetja e LDK-së i reagon ashpër Vjosa Osmanit, ajo nuk mund të jetë...

Nga: M.H Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 20:58
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e ka bërë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga LDK-ja.

Ajo ka thënë se votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo "lidershipi aktual që fshihet nën logon e LDK-së".

Në lidhje me këtë deklaratë patë reagime të mëdha, i pari i LDK-së, Isa Mustafa, I cili i ka rikujtuar Osmanit se i kanë humbur zgjedhjet e 6 tetorit dhe se pozitat aktuale që i mban sot i ka falë politikës dhe lidershipit të LDK-së, meqë kishte kushtëzuar Kurtin që t’a shkarkonte Konjfucën dhe t’a propozonin Osmanin për kryekuvendare.

Për “Bota sot”, deputetja nga radhët të LDK-së, Vlora Limani Hajnuni ka komentuar në lidhje me këtë deklaratë të Osmanit.

Image
Vlora Limani Hajnuni

Limani-Hajnuni thotë që karakteri i Osmanit si politikanë është krijuar nën llogon e LDK-së dhe është rritur nën këtë llogo.

Sipas deputetes, të gjitha këto pozita që i ka sot Osmani i ka fal LDK-së dhe jashtë llogos të saj, Osmani nuk mund të jetë Vjosa Osmani.

“Karakteri i Vjosa Osmanit si politikane, është kriju nën llogon e LDK-së. Nën këtë llogo, pastaj është rritur politikisht për të mbajtur pozitat të cilat i ka sot. Prandaj jashtë llogos së LDK-së zonja Osmani nuk mund të jetë Vjosa Osmani”, u shpreh Limani-Hajnuni për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat