Frika e humbjes, Vjosa struket në “krahët” e Albinit

Politika

Frika e humbjes, Vjosa struket në “krahët” e Albinit

Arife Morina Nga Arife Morina Më 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:47
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një listë të re kandidatësh. Derisa, ajo ka kundërshtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj LDK-në.

Mirëpo, Osmani nuk mendon të garoj e vetme në zgjedhjet parlamentare, pasi ia ka vënë ‘syrin’ Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo nuk ka humbur fare kohë dhe menjëherë ka filluar bisedimet me Albin Kurtin për një koalicion të mundshëm mes vete.

Ishte vetë ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila personalisht konfirmoi fillimin e bisedimeve me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që të mbahen ato.

“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin, dhe nuk do të ishte e drejtë që të flasë pa pasur një marrëveshje finale”, deklaroi Osmani.

Vendimin e Osmanit për të i’u bashkuar Kurtit, njohësit e çështjeve politike e kanë konsideruar se frikë të saj për garimin e vetme në zgjedhjet e reja parlamentare.

Shumica prej tyre, hyrjen e Osmanit në zgjedhje vetëm me listën e saj e shohim si dështim dhe deklasim të saj në skenën politike.

Bajraj: Vjosa, trupin në LDK, derisa shpirtin e mendjen në VV !

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” deklaroi se Vjosa duke e përdorur emrin e LDK-së ka dëmtuar atë dhe vendin, tani mund ta dëmtoj edhe LDK-në, por nuk mund ta dëmtoj vendin duke përmendur logon e LDK-së

Image
Fatmir Bajraj

“Vjosa në emër të LDK-së, ka dëmtuar atë dhe vendin, por tani e tutje, ajo mund t'i dëmtoj edhe LDK-në, edhe vendin, por kurrë më në emër të LDK-së, dhe dëmi i saj për këtë të fundit, ka prekë amplitudën e dëmit, fatbardhësisht”, tha Bajraj.

Bajraj përmendi disa veti të Vjosa Osmanit të cilat e bëjnë të dallueshme atë nga politika dhe filozofia e Lidhjes Demokratike e Kosovës. Sipas analistit, egocentrizmit, mania e performancës personale dhe idealizmi janë disa karakteristika të papërputhshme.

“Mania e performancës personale, egocentrizmi dhe idealizmi voluntarist që përshkojnë karakterin dhe profilin politik të saj, e bënë të dallueshme nga fryma dhe filozofia politike e LDK-së dhe trashëgimja e saj Rugoviane strumbullar i së cilës janë, vlerat e demokracisë europërndimore ku respektimi i vendimit të shumicës përkundër së drejtës për mendimin ndryshe, është vlerë substanciale dhe fondamentale në sistemin e vlerave dhe të cilat për zonjën Vjosa Osmani ishin dhe janë të huaja, fatkeqësisht”, deklaroi Bajraj.

Ai tutje, theksoi se Osmani e ka shfrytëzuar besueshmërinë dhe mbështetjen e LDK-së për favore dhe interesa personale. Që më pastaj, sipas Bajraj erdhi edhe abuzimi dhe tradhtia e votës së elektoratit të Lidhjes Demokratike, me qëllim të kalimit në hambarin e kundërshtarit politik, Vetëvendosjes.

“Vjosa, shfrytëzoj kredencialet e LDK-së, logon e saj dhe gjithë favoret e privilegjet e dhuruara, me dhe pa meritë, mbështetjen, besimin dhe suportin me votë dhe në fund të gjitha i dergoj në hambarin e kundërshtarëve politik (LVV, për t'i dhënë kësaj të fundit, kapitalizmin e verdiktit të sovranit nga devijimi i vullnetit përmes transferimit abuziv dhe bizar të votës e cila ishte në kundërshtim me LDK-në dhe vendimet e saja legjitime dhe legale dhe mbi të gjitha në dobi të vendit.

Vjosa në krye të herës, tradhtoj votën dhe besimin e LDK-së, abuzoj me favoret e dhëna prej saj, duke lëshuar vijën politike të frontit dhe duke kaluar në anën e kundërshtarit (LVV) , dhe çka është ma keq ; duke u thirrur në parime imagjinare, në përvetësim të meritave dhe uzurpim të kapitalit politik partiak sikur të ishte vetanak dhe i tjetërsueshëm”, nënvizoi Bajraj.

Ndërsa, formimin e listës garuese të Vjosa Osmanit për zgjedhjet e reja parlamentare e cilësoi veprim taktik të saj në bashkëpunim me Albin Kurtin dhe strategjinë e Vetëvendosjes.

“Veprimi tekniko-taktik i saj për formimin e një liste me të cilën do shkonte në një koalicion parazgjedhor me VV-në, e z. Kurti, është pjesë e një skenari në sinkron me z.Kurti dhe pjesë e strategjisë së LVV-së, jo vetëm për ta ndihmuar zonjën Osmani për të hy në Parlament, por për ta dëmtuar LDK-në, duke mashtruar dhe manipuluar elektoratin e LDK-së, gjë që LVV-ja e z.Kurti do vriste dy zogj me një goditje”, tha Bajraj.

Mirëpo të gjitha këto veprime të Osmanit ndaj ish-partisë së saj dhe elektoratin, Bajraj i vlerësoj si të pafalshme dhe të papërgjegjshme ndaj shtëpisë që e rriti dhe ndihmoj në karrierën e saj politike.

“Elektorati dhe votuesit e LDK-së, kurrë nuk do t'ia falin asaj, mashtrimin dhe tradhtinë politike ndaj LDK-së, e cila me çasjen dhe sjelljen e papërgjegjshme, dëmtoj shtëpinë që e rriti dhe ndihmoj antipod-in e saj, kundërshtarin politik të presidentit historik Rugova, kundërshtarin "epik" të projektit nacional ; Kosova shtet sovran dhe i pavarur dhe kundërshtarin konsisten të prirjes euro-perëndimore dhe trans-atlantike, anarkistin dhe autokratin ekstrem të ideologjisë majtiste, bolshevikun, Kurti dhe LVV-në e tij”, u shpreh analisti.

Ndryshimin e filozofisë dhe politikës së Osmanit, Bajraj e krahasoi me Rexhep Qosajen e Adem Demaçin.

“Vjosa Osmani, nga "shtrati" politik i filozofisë Rugoviane, ka përfunduar në atë të pinjollit të Qosjes e Demaçit të cilët ma shumë e deshën dhe e promovuan Sava Janjiqin se sa babain e Kosovës së lirë e të pavarur, historik Rugova”, komentoi Bajraj.

Në fund, ikjen e saj nga LDK-ja dh afrimin me VV-në e cilësoi si kthimin e saj në fole. Dhe e paralajmëroi për “vdekjen” e saj politik si të Mimoza Kusarit, ngadalë por sigurt.

“Ikja e saj nga LDK-ja, dhe përafrimi publik me VV-në, është kthimi i saj në fole, kthimi në shtëpinë dhe për shtepinë për të cilën punoj prore, dhe atje, ajo merr me vete vetëm emrin personal me rolin mercenares e cila tani e tutje dhe gjithmonë, nuk është më e rrezikshme për LDK-në. Fati i saj në politikë, është ai i Mimoza Kusarit dhe ky fat është vdekje politike, e ngadalët por e sigurtë, ngase ky ishte dhe është fati i gjithë dëlirëve dhe argatëve të huaj-shpirtëshiturëve”, përfundoi Bajraj.

Mehmeti: Osmani iu bashkua Vetëvendosjes, shkaku i frikës së dështimit

Kurse, analisti politik, Faton Mehmeti gjatë një bashkëbisedimi me gazetën “Bota sot”, deklaroi se Vjosa Osmani ka mundësi që të futet në listë të përbashkët me VV, pasi i trembet ndonjë dështimi të futet me listë të re.

Image
Faton Mehmeti

“Dalja e Vjosës me listë të veçantë jashtë LDK-së, natyrisht se do e dëmtoj shumë LDK-në. Në anën tjetër Vjosa ka mundësi që të futet në listë të përbashkët me VV, pasi i trembet ndonjë dështimi të futet me listë të re, dhe kjo është e natyrshme, kur dihet se koha mund të jetë e shkurtër për konsuludim”, theksoi Mehmeti.

Sipas Mehmetit, largimi i Osmanit i shkon për shtati Lëvizjes Vetëvendosjes, pasi kjo e fundit ishte karremi i votave të LDK-së

“Në anën tjetër dalja e Vjosës jashtë LDK-së i ndihmon shumë VV-së dhe Albin Kurtit, të cilët votat e të pakënaqurve brenda LDK-së do shkojnë tek ai, direkt apo indirekt. Po të isha në vend të Isës nuk do e lejoj largimin e Vjosës, pasi dihet se ajo është karremi nga e cila LDK mori votat”, tha Mehmeti.

Mirëpo, Mehmeti deklaroi se fituesi më i madh i ndarjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, humbëse vet LDK-ja dhe Vjosa Osmani.

“Nëse futet LDK në zgjedhje me këtë strukturë, do të kandidoj me AAK për vendin e tretë. Albini do të jetë fitues i çdo ndarje të LDK-së, ndërsa humbës do të jetë LDK, por në një farë mënyre edhe vetë Vjosa”, përfundoi analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat