“Sami Lushtaku provoi një atentat ndaj...”, vjen thirrja: Ja si duhet të veprojë Prokuroria pas akuzave të Nuredin Lushtakut

Politika

“Sami Lushtaku provoi një atentat ndaj...”, vjen thirrja: Ja si duhet të veprojë Prokuroria pas akuzave të Nuredin Lushtakut

Nga: P.R Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:54
Sami Lushtaku

Nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku ka deklaruar se është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit, duke hedhur akuza të rënda ndaj këtij të fundit.

Unë nuk shoh si akuza të kryetarit i shoh si të vërteta gjëra që kanë ndodh dhe e ka thënë të vërtetën. Kontributin e Samiut në luftë nuk mundet me ja mohu, por edhe defektet nuk mund të ja mbulon. Samia është e vërtetë që në luftë ka ble në tokë, e ka ble pas ofensivës së shtatorit. 5-6 jave pas ofansivës ku Drenica ka qenë në mjerim, që nuk kanë pas njerëzia, as strehim, as ushqim edhe nuk e di qysh ka mujt me i shku mendja dikujt me ble tokë. E ka ble tokën prej një kushërive të vet dhe timin, i cili ka shkuar në Sarajevë në atë kohë, i cili paslufte u kthy. Gjatë mandatit të Samisë ka qenë drejtor i Bujqësisë. Ajo tokë nuk u ble me para të Samiut, e familjes, me 50 mijë markë, e ka pranu edhe vet që e ka ble tokën, ka dëshmitarë që janë kanë ulur me një takim në odën e Jasharajve, kur janë kanë prezent Fadil Kodra, Zenun Kodra, Sulejman Selimi, Jetullah Geci, Sahit Jashari, diku 20 persona krejt e din këtë punë”, ka thënë Nuredin Lushtaku në intervistën dhënë për njrën nga mediat në Kosovë.

E për krejt këto akuza dhe përplasje, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Një fjalë e popullit thotë: “Ka nisë me i zanë harami e ua ka shti Zoti, thikat mes veti”. Mendoj se lufta për pushtet në rajonin e Drenicës me afrimin e kohës së zgjedhjeve lokale, që ka mbetur më pak se një vit, sa vije e do të ashpërsohet në mes ish-komandantëve dhe eksponentëve të PDK-së, sidomos në Skenderaj, ku parashihet serish një fitore e lehtë për PDK-në, dhe kjo natyrisht së bënë që si Lushtakët por edhe të tjerët t’i shfaqin ambiciet e tyre për ta marrë timonin e kësaj komune”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, Prokuroria e Shtetit duhet të nis menjëherë hetimet ndaj Sami Lushtakut pas akuzave të Nuredin Lushtakut.

“Natyrisht se pas kësaj deklarate të Nuredin Lushtakut, Prokuroria e Shtetit do të duhej të vihej në lëvizje për t’i hetuar këto keqpërdorime që tashmë janë bërë publike, por për një gjë të tillë vështirë se mund ta shohim në realitet, për faktin se Sami Lushtaku provoi një atentat ndaj avokatit Gazmend Halilaj, nga I cili atentat avokati mbeti i plagosur, ndërsa gjykata e dënoi Lushtakun vetëm me 2000 euro”, thekson Haziri.

“Por hiq më i mirë se Sami lushtaku nuk është as denoncuesi i këtij skandali, pra Nuredin Lushtaku i cili po ashtu është i njohur në Skenderaj e më gjerë për të bëmat e tij. Andaj sikur të kishim një sistem funksional të drejtësisë, prokuroria do të kishte shumë punë në këtë aspekt. Por e tillë çfarë është, nuk besoj se do të ndërmarrë diçka në këtë drejtim”, përfundon Nexhat Haziri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat