Mos jepni para për Hashimin dhe Kadriun

Politika

Mos jepni para për Hashimin dhe Kadriun

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Fondacionet s’kanë të ndaluar, njëherë për Hashimin, tani edhe për Kadriun.

Fondacionet për ish krerët e lartë të luftës, të shndërruar në politikanë milionerë, brenda vetës kanë diçka jo të sinqertë. Këto fondacione, do të ishin krejtësisht të mirëpritura, nëse do të bëhej fjalë për ish luftëtarë të ndershëm, që nuk janë të akuzuar për vrasje të shqiptarëve, dhe mbi të gjitha që nuk kanë përfituar asgjë të pandershme.

Shqiptarët, si popull human, do u kishin ndihmuar pa kursyer as kafshatën e gojës, natyrisht nëse do i kishin atributet e cekura më lart.

Mirëpo, marrë parasysh se kush janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dhe përfitimin e tyre të madh në kurriz të qytetarëve të Kosovës, është e pandershme të krijohen fondacione për të kërkuar ndihmë.

Nga kush të kërkojnë ndihmë: nga qytetarët e varfër, që nuk janë të varfër se nuk kanë, por se janë te vjedhur, e të vjedhur janë pikërisht nga ata që po kërkojnë para. Për më tepër, shteti u ndihmon, u paguan avokatët, dhe prapë të kërkojnë para.

Duket se vesi nuk u del pa u dalur shpirti, vesi për të gllabëruar, zhvatur në çdo rast dhe mundësi. E kjo nuk është aspak e ndershme, andaj edhe hezitimi i qytetarëve për tu ndihmuar është krejtësisht i natyrshëm, dhe i kuptueshëm. Ne, jemi popull i vogël, i dimë krejt për njëri tjetrin, besa edhe sa lugë në shtëpi i ka njëri dhe tjetri.

Në këtë sens s’ka si mos të dihet se Hashimi, Kadriu dhe jaranët e tyre, janë milionerë, kanë vila, tokë, para dhe kapital e të shumta, edhe pse jo të gjitha në emrin e tyre. Por ne e dimë si funksionojnë, janë milionerë, ndërsa pasurinë nuk e kanë në emrin e tyre, që me dokumente të jenë të pastër. Mirëpo, harrojnë se populli i di të gjitha, i sheh, jeton me këtë realitet.

Mjafton një orë e djalit të Hashimit, aq sa një mësues nuk merr për një vit të tërë, a thua më një pagë të Hashimit dhe Lumës arriti gjithë atë luks, mos na tallni ju lutem.

E dimë se me këto fondacione krijohen për tu hedhur hi syve të qytetarëve, për të paraqitur një realitet krejtësisht të rrem, për gjoja skamjen e ish liderëve të tyre, dhe në anën tjetër përmes këtyre fonacioneve legjitimojnë hajninë që kanë bërë, e të cilën aktualisht nuk e kanë në emër të tyre.

Këto fondacione, nuk duhen mbështetur, pasi kështu bëhemi pjesë e legjitimit të hajnisë, që ata e kanë krijuar duke na vjedhur neve, popullit të varfër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat