Ky lajm është i zi për Vetëvendosjen, juristi: Albin Kurti me 27 zyrtarë nuk mund të kandidojnë në zgjedhje

Politika

Ky lajm është i zi për Vetëvendosjen, juristi: Albin Kurti me 27 zyrtarë nuk mund të kandidojnë në zgjedhje

Nga: N.Sh Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 19:02
Albin Kurti

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me gjasë në muajin shkurt.

Tashmë edhe LDK-ja e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeministër, pas PDK-së dhe LVV-së.

Megjithatë, sipas sondazheve LVV-ja është ajo që do të dal fituese në këto zgjedhje.

Por, nëse LVV-ja nuk fiton 51% atëherë enigmë mbetet se si do ta formojë Qeverinë?

Cila do të jetë partia që do të bashkëpunojë me LVV-në? LDK-ja me gjasë nuk do të ia mundësojë Kurtit edhe një mandat në Qeveri, kurse PDK-ja sot kanë thënë se lidhin koalicion me LVV-në por pa Albin Kurtin.

Megjithatë edhe kandidimi i Albin Kurtit mbetet në dyshim pas vendimit të Kushtetutës.

Analisti politik dhe juristi Blerim Burjani thotë se nuk bën paragjykime, pasi që gara është legalisht edhe e barabartë për të gjitha partitë.

Ai thotë nëse mbetet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lideri i LVV-së nuk mund të garoj në këto zgjedhje bashkë me 27 zyrtarë të tjerë.

“Kjo mund të jetë sfidë e madhe dhe të mos garojnë shumica e njerëzve të VV-së që janë në lidership për shkak të problemeve me rendin dhe ligjin. Tash favoritët po bëhen përmes medieve televizive, disa po bëjnë propagandë për VV-në e disa për PDK-në që do të dal e dyta”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, LDK-ja thotë se do të garoj për vendin e parë me VV-në, AAK-ja shprehet se është e dobësuar dhe Nisma nuk dihet se a do të kalojë pragun.

“Nisma e do koalicionin me PDK-në, por PDK nuk dihet a e do atë brenda. Dihen arsyet pse PDK po demitilarizohet dhe nuk do të ishte shëndosh politikisht që të merret me Nisman dhe AAK-në me përplot njerëz me probleme me rendin dhe ligjin. Prandaj PDK si e tillë nëse demilitarizohet dhe hiqen njerëzit e dëmshëm nga ky subjekt, ka shpresë se ky subjekt të dal i dyti në këto zgjedhje”, shton ai.

Sipas Burjanit, të gjitha këto parti kanë dëshirë me dal të para, por vendi i parë është vetëm një vend, prandaj dikush apo shumica do të jenë opozitë.

“LVV nëse del e para nuk bashkëpunon apo krijon koalicione, fatin do ta ketë njëjtë si më herët, do të humb mundësinë me qeverisë. Ky subjekt ka shumë pak kapacitet dhe përvojë për shtetin. Me fol dhe me mbajt shtetin janë gjëra plotësisht të ndryshme, por kjo nuk e ndal atë të mos e provojë. E kishte provuar 51 ditë dhe u akuzuan nga subjektet që nuk e lanë të qeverisë. Në politikë nuk të lënë por duhet me pas zotësi me mbajt shtetin dhe pushtetin, pra nuk ka ankesa dhe ato janë të rëndësishme”, thotë ai.

Ai thotë se në Kosovë po ndodh mllefi që e paraqet VV, e që nuk është votë reale e as demokraci.

“Pra mllefi nënkupton se të kanë votuar, që je më i miri por nuk i donë të tjerët. Realisht nëse themelohet Lëvizja Qytetare e Vjosa Osmanit, gjasat janë reale të merr një elektorat edhe të LDK-së dhe të shoqërisë civile edhe nga populli. Pra alternativa e re është Lëvizja Vjosa, këto tjerat janë të dishme dhe të njohura shumë edhe për keq, pra iniciativa e Osmanit pritet të themelohet, ndërkohë ka edhe disa iniciativa qytetare si në Podujevë, Lipjan, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjilan, Shtime dhe Drenas, pra tash a do të krijohet një front i përbashkët i Vjosës me këto iniciativa të shumta pritet të shihet gjatë janarit”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat