Deklarata e Veliut për Osmanin, vjen reagimi i fuqishëm ndaj tij: Një sulm i tillë shpërfaq inatin karshi Vjosës

Politika

Deklarata e Veliut për Osmanin, vjen reagimi i fuqishëm ndaj tij: Një sulm i tillë shpërfaq inatin karshi Vjosës

Nga: A.M. Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:57
Agim Veliu, Vjosa Osmani

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskan ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, këto ishin fjalët e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliut për ish bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmanin.

Lidhur më këtë deklaratë të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, ka pasur reagime të shumta, si nga politika dhe nga shoqëria civile.

Njohësi i çështjeve politike, Skender Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se Veliut duhet t`i vije turp për këtë deklaratë ndaj Osmanit.

Po ashtu, ai ka folur edhe për deklaratën e Osmanit për kthimin në LDK.

“Ka njerëz që i karakterizojnë më shumë  veset se sa tiparet njerëzore. Në këtë kuadër  e ka futur vetën  edhe  Agim Veliu i LDK-së. Nëse gratë  kanë  karakteristika trupore që ju ka falë Zoti. Nuk të ka hije më ofendu një grua o Agim Veliu, se ke edhe ti grua dhe familje. Duhet t`i vije turp më shprehje të tilla publike karshi jo vetëm një gruaja por edhe një nëne , një politikane më zë, një ushtruese të presidentit të shtetit. Nëse Vjosa ka kërkuar si kthim në LDK që të largohet kryesia, sigurisht së nuk ka gabuar hiq, pasi që komplet janë njerëz  të interesit dhe të përfitimeve personale , të cilët nuk i duhen gjë LDK dhe as Kosovës. Madje, LDK janë duke e përmbysur moti, për interesa meskine dhe qëllimisht, se e kanë duket  edhe mision”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Mulliqi është shprehur se sulmi i Veliut përOsmani është bërë në mungesë të argumentit.

“Një diskurs i tillë politikë i Agim Veliut është përbuzës, është diletantesk edhe politikisht. Nuk dua ta mbrojë në këtë rast vetëm Vjosa Osmanin, por secili njeri më dy fije mend në kokë, iu del në mbrojtje grave si gjinia më fisnike që janë. Një sulm i tillë i Veliut duket edhe nga qielli së është bërë në mungesë të argumentit, dhe është bërë  nga inati karshi Vjosës si femra më e guximshme dhe më e ngritura profesionalisht , moralisht dhe politikisht në Kosovën e pas luftës. Nëse mendon  Veliu së i ke shkaktuar ndonjë dëm zonjës Osmani gabon rëndë, ajo veç sa ngritët edhe më lartë. Ky fjalorë  i ulet  i Veliut, edhe më shumë do ti kushton LDK-së, pikërisht tash në këto zgjedhje të radhës nacionale”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat