“Guximi” i guximtares!

Politika

“Guximi” i guximtares!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 11 janar 2021 Në ora: 10:25
Vjosa Osmani; foto ilustrim nga "Bota sot"

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeverinë më 21 dhjetor.

Ditë më vonë Kushtetuesja publikoi aktvendimin e plotë dhe duke mos u vonuar u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani shpalli datën 14 shkurt për të mbajtur zgjedhjet.

Mirëpo edhe vet Vjosa Osmani tashmë ka vendosur që të garojë me një listë të vet në zgjedhje të 14 shkurtit. Ajo madje ka bërë publik edhe sloganin e Inciativës “Guxo” me të cilën do të paraqitet në fushatë.

Edhe pse fushata nuk ka filluar zyrtarisht, partitë veçse kanë nis me takimet, e ndër ta edhe subjekti i Osmanit.

Por, nuk dihet nëse ajo do të garojë e vetme apo do të bashkohet me një nga partitë politike edhe pse ka përafrim me Lëvizjen Vetëvendosje.

Analistë vlerësojnë se, Osmani po të garonte e vetme do të tregonte forcën reale politike.

Blakaj: Osmani të garojë e vetme, të tregojë forcën e saj reale politike

Image
Sami Blakaj

Njohësi i çështjeve politike, Sami Blakaj në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se, Vjosa Osmani është vlera më e këndshme e zgjedhjeve të 14-shkurtit.

Ai sloganin e Osmanit e konsideron me guximin e saj të shprehur dhe të palëkundur ndër vite.

“Vlera më e këndshme e zgjedhjeve të 14-shkurtit është Vjosa Osmani dhe pjesëmarrja e listës së saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Slogani -GUXO- është vetë autenticiteti i znj. Osmani, është GUXIMI i saj i shprehur dhe i palëkundur ndër vite. Ajo tashmë e ka dëshmuar GUXIMIN në politikë, ndjeshmërinë dhe ndershmërinë e saj ndaj shtetit”, shprehet Blakaj.

Më tej ka shtuar se, besimi elektoral ndaj Vjosa Osmanit vazhdon të shënoj rritje të përdithsme në çdo cep të Kosovës.

“Duke qenë e tillë, mendoj se mbështetja dhe besimi elektoral ndaj Vjosa Osmanit vazhdon të shënoj rritje të përdithsme në çdo cep të Kosovës. Kësaj rritje i bashkangjitet një pjesë e konsideruar e anëtarësisë së LDK-së, duke qenë të pakënaqur me politikat dhe vendimmarrjen e strukturave udhëheqëse të partisë së tyre. Poashtu janë një numër i madh i të rinjve të Kosovës që tashmë shpresën e vetme e gjejnë tek Vjosa dhe GUXIMI i saj për ndryshim”, deklaron Blakaj.

Ai në fund thotë se, nëse ajo dë të shkonte e vetme në zgjedhje do të tregohej forca e saj reale politike.

“Prandaj marrë parasysh rrethanat aktuale politike, simpatinë dhe mbështetjen e madhe që sot Vjosa Osmani e gëzon në popull, konsideroj që e mira e këtyre zgjedhjeve do të ishte, nëse lista e saj -GUXO- do të shkonte e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe kësisoj do të tregohej edhe forca e saj reale politike”, përfundon Blakaj.

Mulliqi: Koha e organizimit e shkurtër, Osmani të shkojë në listë së bashku me VV-në

Image
Skënder Mulliqi

Por analisti Skënder Mulliqi për “Bota sot” ka thënë se, përshkak të kohës së shkurtër për organizim ajo do të ishte më mirë të shkonte me një listë të përbashkët me LVV.

kohë shumë e shkurtër për një organizim më gjithëpërfshirës, prandaj edhe nuk është shumë i lehtë përcaktimi i zonjës Osmani, se me shkuar vetëm me Listë, apo në një listë të përbashkët me LVV. Ndoshta më mirë do të ishte që kësaj radhe deri sa të konsolidohen radhët e subjketit të ri politik të shkon me një listë të përbashkët me LVV. Pas zgjedhjve do të vjen padyshim koha e konsolidimit të radhëve, se dihet se çdo parti e re politike në fillim ka më shumë probleme organizative drejtë masivizimit. Unë them se edhe në këtë situatë aktutale politike, nëse Vjosa përcaktohet të shkon në garë zgjedhore pa koalicion, do të fiton së paku 10 ulëse në Kuvendin e ri. Natyrisht se këto janë disa nga supozimet se ka mundësi edhe më mirë të kalon”, deklaron Mulliqi.

Sipas tij, Osmani ka një bagazh politik të mjaftueshëm dhe ka autoritet që do të rezulton në përkrahje gjithnjë e më të madhe.

“Zonja Osmani ka begraund politik të mjaftueshëm dhe ka autoritet që do të rezulton në përkrahje gjithnjë e më të madhe. Po shihet edhe nga terreni se ekziston disponimi i madh pro Listës. Besoj se kësaj radhe do ketë dalje më masovike në zgjedhje edhe pse kohë pandemie, për të votuar pro ndryshimeve për zhvillim të gjithëmbarshëm të Kosovës, që po i mungon. Partitë tjera të cilat e kishin pushtetin dikush më shumë e dikush më pak do të kenë rënie në elelektorat, këtu edhe shtohen shpresat e Listës dhe të LVV për të fituar bindshëm karshi rivalëve politik”, përfundon Mulliqi.

Duhanaj: Osmani nuk ka guxim të garojë e vetme, do të shkojë në listë me Kurtin

Image
Leon Duhanaj

Analisti Leon Duhanaj ka thënë se, që në fillimet e bashkëpunimit mes LDK dhe VV-së e pastaj edhe prishja mes tyre, ka ndikuar në përafrimin e Osmanit me Kurtin.

Sipas tij, prishja e koalicionit ishte sukses i VV-së, gjegjësisht dështim të LDK-së ku një ndër fajtorët kryesor ka qenë znj. Osmani, e cila me apo pa vetëdije, ka luajtur lojën e Kurtit.

Para se të shkohej në zgjedhjet e vitit 2019, LDK ishte cilësuar si partia që do t'i fitonte zgjedhjet, madje në të gjitha sondazhet printe. Çfarë ndodhi? U përafruan me VV-në e cila ketë përafrim e shfrytëzoj njëherësh për ngritje e pastaj pa t'ua marrë pushtetin nga dora. Pra nuk ishte meritë e vetme e VV-së ngritja e tyre, sa ishte dështim i LDK-së në menaxhimin e kësaj situate.

Njëjtë u përdorë edhe negocimi, bashkëpunimi dhe prishja e koalicionit nga VV, në mënyrë që LDK-në ta gëllabërojë nga brenda. Për ketë sukses të VV-së, gjegjësisht dështim të LDK-së një ndër fajtorët kryesor ka qenë znj. Osmani, e cila me apo pa vetëdije, ka luajtur lojën e Kurtit”, shprehet Duhanaj.

Ai thekson se, Osmani nuk ka guxim të garojë e vetme, do të shkojë në listën e VV-së.

“Ajo edhe sot është nën ndikimin e tij, prandaj nuk besoj që ajo do ta ketë guximin të garojë e vetme në zgjedhje. Pra do të shkoj në listën e VV-së në mënyrë që punën e nisur, ta çojë deri në fund. Se si do të zhvillohet më vonë do të varet shumë nga ajo. Nëse znj. Osmani pretendon me qenë komanduese e ritmit siç është mësuar në LDK, atëherë do të zhgënjehet shpejt. Në VV ka vend vetëm ndër urdhërat e z. Kurti, nuk ka vend për partner dhe ketë do ta kuptojë edhe znj. Osmani, herët apo vonë”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat