Analisti reagon për aderimet, tregon mashtrimin e PDK-së, VV-së dhe AAK-së

Politika

Analisti reagon për aderimet, tregon mashtrimin e PDK-së, VV-së dhe AAK-së

Nga: P.R Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:27
ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kanë prezantuar ditëve të fundit aderimet e tyre të reja në këto parti.

E këto aderime, analisti politik Nexhat Haziri, i sheh vetëm si një marketing politik, dhe jo diçka tjetër.

“Aderimet në parti politike në prag të zgjedhjeve ju shërbejnë partive për marketing politik, gjoja për të sjellë një imazh të ri të votuesit, por në esencë ato janë dhe mbetën po ato që ishin edhe parazgjedhjeve, vetëm se pasqyrojnë interesat individuale të këtyre “aderuesve””, ka thënë Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Për aderimet në PDK, Haziri thotë se ato janë vetëm një propagandë.

“Nëse flasim për të ashtuquajturat aderimet e reja në PDK, shembull të Kastratit dhe Fetoshit, është një mashtrim tipik, pasi ata gjithmonë ishin aty, duke propaganduar në stilin e “analistëve” apo “opinionistëve” në llogari të PDK-së, dhe nuk paraqesin asgjë të re për qytetarët, as edhe për vet elektoratin e PDK-së”, shprehet Haziri.

“Apo edhe “risia” që sap o ndodhi që ka të bëjë me Armend Mujën që “aderoi” në LVV, e që gjithmonë ishte aty si një propogandus i vijës së politikës majtiste ekstreme të LVV-së i fshehur gjoja nën petkun e “analistit””, thekson Nexhat Haziri.

Një lajm të keq, Haziri e ka për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ndërsa sa i përket AKK-së dhe aderimeve në këtë parti janë vetëm sa për të thënë se ja edhe AAK-ja po rritet edhe për një person më shumë, pasi nuk do I përkthehet në votë apo në ndonjë rezultat spektakular, pasi kjo parti politike mbetët parti private e vëllezërve Haradinaj që në zgjedhjet e 14 shkurtit lufton për mbijetesë në skenën politike kosovare”, nënvizon Haziri.

Për të gjitha aderimet, Haziri deklaron se synojnë vetëm pushtetin, e jo kontributin për shtetin.

“Pra kemi të bëjmë më një shpërfaqje të hipokrizisë së këtyre njerëzve të cilët nuk përfaqësojnë asgjë përveç lakmisë së tyre marrë ndonjë “lugë” nga “sahani” i pushtetit”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat