Deklarata e Hotit për reciprocitet, analisti tregon pse u rikthye kjo temë

Politika

Deklarata e Hotit për reciprocitet, analisti tregon pse u rikthye kjo temë

Nga: M.H Më: 13 janar 2021 Në ora: 09:35
Avdullah Hoti

Ditë më parë kryeministrinë detyrë Avdullah Hoti përmes një konference për media paralajmëroi për rikthimin e reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë.

“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi heq masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj, dhe sapo ky proces të vije në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim”, u shpreh Hoti për media.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që deklarimi i Hotit për kthimin e reciprociteti më Serbinë është një deklaratë boshe për fushata zgjedhore.

Image
Shemsi Jashari

Më tej, Jashari shton që mundësia që ai të rizgjedhet përsëri kryeministër bën që të paralajmëroj se do të vendos prap reciprocitet.

“Deklarimi i kryeministrit në detyrë z.Avdullah Hoti për mundësinë e kthimit të reciprocitetit me Serbinë, nuk është asgjë tjetër përveç një deklaratë boshe dhe për qëllime të fushatës zgjedhore. Është ofenduese që një kryeministër i cili, punën e parë që e ka bërë kur është zgjedhur kryeministër ka qenë heqja e reciprocitetit,e tani që pretendon të zgjedhet prap kryeministër paralajmron se do ta vendos reciprocitetin si masë e prap mendon se do ti besojmë”, u shpreh Jashari.

Në fund analisti thotë që LDK është në rënie të lirë dhe kjo është arsyeja që Hoti po bënë këto lloj deklarata.

Mungesa e punëve të kryera dhe shumë dështime të kësaj qeverie në shkuarje kanë bërë që z.Hoti të mos ketë me çka të krenohet, thekson më tej analisti.

“Si duket LDK është në rënie të lirë dhe prandaj edhe bënë deklarime pa sens si kjo e z.Hoti. Askush nga qytetarët e madje as ai vet nuk beson në deklarime si kjo. Mungesa e punëve të kryera dhe shumë dështime të kësaj qeverie në shkuarje kanë bërë që z.Hoti të mos ketë me çka të krenohet, prandaj ai ka zgjedhur të thirret në temat e mëdha”, përfundon Jashari, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat