Zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ndikimi i votës së mërgatës

Politika

Zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ndikimi i votës së mërgatës

Nga: A.M. Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:03
Ilustrim

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Ajo ka thënë  se mërgata është mobilizuar jashtëzakonisht shumë.

Po ashtu, Tishukaj-Sadiku ka thënë se vota e diasporës do të ndikoj dukshëm në rritjen e përqindjes së fitores së LVV.

“Shoh në mobilizim të jashtëzakonshëm në saje të kontakteve me disa prej tyre, dhe mendoj që përkundër procedurave të stërzgjatura administrative, kostos financiare e di që shumë aplikacione nuk do procesohen (shume prej tyre nuk kanë marrë konfirmime) megjithatë vota e mërgatës e që sipas të gjitha gjasave është votë për LVV do ndikojë dukshëm në rritjen e përqindjes së fitores së LVV në nivel vendi”, ka deklaruar Tishukaj-Sadiku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat