Ç’kapja e shtetit nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani? Juristi jep paralajmërimin dhe zbulon se çfarë duhet të ofrojnë tjetër kjo dyshe

Politika

Ç’kapja e shtetit nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani? Juristi jep paralajmërimin dhe zbulon se çfarë duhet të ofrojnë tjetër kjo dyshe

Nga: N. H Më: 25 janar 2021 Në ora: 23:43
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar aktivitetet në terën, ndërsa, përkundër se edhe më tej nuk ka prezantuar programin qeverisë, kandidat për deputet nga kjo parti tregojnë se primare e tyre do të jetë ç’kapja e shtetit.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do ta bëjnë ç’kapjen e shtetit njëherë e mirë.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se motoja për ç’kapjen e shtetit është nga zgjedhjet e 2019-tës.

Juristi konsideron se partitë politike duhet ta ndryshojnë qasjen e tyre, ndërsa shprehet se Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar një program ambicioz.

Ai ka shtuar se partia e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani duhet të ofrojnë diçka më shumë, përveç ç’kapjes së shtetit, pasi këtë çështje, sipas Burjanit, pretendojnë ta luftojnë edhe partitë tjera.

Image
Blerim Burjani

“Së pari kjo është moto që nga viti 2019, përveç shmangies ka rëndësi të madhe zhvillimi ekonomik, mbrojtja shëndetësore dhe mbrojtja sociale. Pra, qasja e tyre duhet te ndryshohet pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një prezantim programi ambicioz dhe të rëndësishëm, pra duhet që Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani të ofrojnë programin përveç ç’kapjes çka mendojnë tjetër për shtetin, sepse tash Vettingu është kërkesë ndërkombëtare dhe e ka në program edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Burjani.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese potencon se ç’kapja e shtetit duhet të ndodhë nga cilado parti që do të vije në pushtet.

“Pra, c’kapja mund të ndodhë nga cilado parti politike që vjen në pushtet ose koalicioni, pra tash Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kërkojnë zbatimin e Vettingut dhe kjo tash nuk përbenë adutin kryesor për t’i fituar zgjedhjet, gjerat kanë lëvizur përpara tashmë, pra tash është çështja e programit që shpalosin, pra duhet patjetër një program për t’u shpalosur ndryshe”, tha krejt në fund për “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat