Kushti i vetëm për Serbinë – njohja e Kosovës!

Politika

Kushti i vetëm për Serbinë – njohja e Kosovës!

Nga: A.Z Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Ditëve të fundit dialogu Kosovë-Serbi është kthyer përsëri në një temë shumë të përfolur për vendin, kjo për shkak se shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet dhe kjo mund të ndërroj kahjen edhe dialogut.

Profesori universitar, Enver Bytyçi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar në lidhje me këtë temë. Ai shkruan tri mundësi me të cilat mund të arrihet kompromisi me shtetin e Serbisë, ai fillon me të parën që thotë se mundësia e parë mund të bazohet që Serbia të merr mbështetje për zhvillimin dhe anëtarësimin në BE. E dyta lidhet me krijimin e zonave të reja autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë dhe e treti do ishte këmbimi i territoreve.

Lidhur me këtë analisti Skender Zogaj, ka thënë se profesori Enver Bytyçi është njohës i shkëlqyer i zhvillimeve në Kosovë, prandaj tri kompromiset si mundësi të arritjes së Kosovës me Serbinë, padyshim që janë tri pikëpamje të rëndësishme që duhet pasur në vëmendje.

Ai thotë se këto tri mundësi tashmë janë tejkaluar, sepse të gjitha ofertat deri më tash janë refuzuar në heshtje, por që tashmë diplomacia botërore e ka të qartë tendencën e Serbisë.

“Profesori Enver Bytyçi është njohës i shkëlqyer zhvillimeve në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare! Njëherazi, profesori Bytyçi është vlerësuesi më i mirë i proceseve demokratike të periudhës së rugovizmit, që në saje të shkrimeve të ky hulumtues i spikatur e ia ka kushtuar trajtimin e merituar, duke demantuar tendencat e përbuzej dhe mohimit të rëndësisë historike gjithëkombëtare! Profesori është edhe njohës i mirë i raporteve ballkanike, prandaj, tri kompromiset që i ka theksuar si mundësi të arritjes së Kosovës me Serbinë, padyshim janë pikëpamje të rëndësishme që duhet pasur në vëmendje! Mirëpo, them së, këto tri mundësi tashmë janë të tejkaluara, sepse, të gjitha ofertat e deritashme apriori janë refuzuar në heshtje, për të përfituar kohë, gjë që tashmë, diplomacia botërore e ka të qartë tendencën sabotuese të Serbisë, dhe, kjo ndryshimi i qëndrimit është i domosdoshëm", tha ai.

Sipas tij, situata ka eskaluar dhe Serbia ka humbur kushtin, dhe do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare, pa kompromise. Madje asnjë individ më në Kosovë nuk do të ketë luksin e bisedimeve individuale dhe pazareve me Serbinë, gjë që Serbisë do i mbetet vetëm njohja e Kosovës.

“Mendoj se situata ka eskaluar dhe Serbia e ka humbur kushtin, sepse, sipas të drejtës romake "Conditio, cuae semel evanult, amplius non reviviscit" pra "Një kusht i shuar, më nuk mund të gjallërohet"! Kjo ka ndodhur dhe unë besoj se do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare, pa kompromise, brenda asaj që është e pranuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe që është e përcaktuar me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Kosovës! Asnjë individ më në Kosovë nuk do ta ketë luksin e bisedimeve individuale dhe pazareve me Serbinë, kështu që, Serbisë i mbetet vetëm njohja e Kosovës, që pastaj t'i gëzoj beneficionet euro-atlantike”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat