“Mos stabiliteti i Kosovës, interes i Serbisë”

Politika

“Mos stabiliteti i Kosovës, interes i Serbisë”

Nga: A.M. Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:52
Ilustrim

Analisti politik, Rexhep Shahu, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka rikujtuar se si ka ardhur situata deri tek vendimi i KQZ-së për mos certifikimin e Kurtit.

Ai ka përmendur vendimin e Gjykatës Kushtuese, me të cilën u rrëzuar Qeveria Hoti.

“Siç e din opinioni publik, pas një kërkese të Albin Kurtit, se qeveria Hoti është votuar nga një deputet që ka qenë i dënuar dhe duhet rrëzuar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që qeveria Hoti të rrëzohet sepse është votuar edhe nga një deputet i dënuar. Por Vendimi i Gjykatës kushtetuese të Kosovës që rrëzoi qeverinë Hoti, ka të shkruar të zezë mbi të bardhë se asnjë njeri i dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të bëhet deputet. Një njeri i dënuar në tri vitet e fundit është edhe Albin Kurti. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u duartrokit nga Albin Kurti se ai vendim rrezoi qeverinë Hoti. Por i bie qe edhe Albini kur ka qene kryeministër ka qenë i dënuar vetë. Dhe dikush duhet ta padisë atë qeveri që ta cdeligjitimojë. KQZ sot nuk e lejon Albin Kurtin të kandidojë për deputet në bazë të atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese që e ka iniciuar vetë Albini. Por Albini për veten e vet nuk është dakord dhe e ka sensibilizuar egërsisht masën e popullit të tij militant, votuesit e tij, që ai e mendon se është krejt Kosova 200 mijë votues. Ky është një imoralitet politik nga Albini, sepse kur i bie mirë atij Gjykata ka të drejtë, kur i bie keq atij Gjykata e ka gabim”, ka potencuar Shahu për “Bota sot”.

Më tej, ai ka kritikuar qasjen e Kurtit ndaj institucioneve të Kosovës.

“Mënyra se si po sillet Albini ndaj institucioneve të Kosovës, po tregon se ai nuk njeh shtet e rregulla e ligje se ligji, rregulli e shteti ai thotë jam unë. Kjo i pëlqen Serbisë e cila është shumë e interesuar që të ketë pa stabilitet Kosova që të thotë nëpër botë se shqiptaret në Prishtinë nuk dine të bëjnë shtet. Albini është antishteti dhe është mohuesi i çdo gjëje që ka ndodhë në këto dy dekada lirie e shtetbërje të Kosovës. Albini me strategji i nxiu të gjithë, i shau të gjithë, krijoi e përsosi kulturën e përbaltjes së të gjithëve, të gjithë i shpalli hajna, haracista, kriminela dhe vetëm veten shenjt. Partitë e mëdha të Kosovës, LDK, PDK, AAK janë ato që me njerëzit e tyre e kanë krijuar këtë Kosovë që është sot në të cilën shin lëmë Albini, janë ato parti dhe elektorati i tyre që kanë sjelle lirinë e pavarësinë dhe lirinë e Albinit me shi lëmë. Të gjitha sa kanë ndodhë thotë Albini janë keq, veç ai është mirë. Të gjithë i ka nxi vetëm veten e ka lënë dele të bardhë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Shahu shprehtë kundër udhëheqjes së Osmanit në listën për deputet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Sa thoni ju se nëse nuk do të jetë Albini deputet e kryesues i listës së VV kush duhet ta udhëheqë, unë mendoj se Vjosa Osmani nuk duhet ta udhëheqë listën e VV, sepse i ngjan mazi pelës, sikur ajo e mori VV të gatshme dhe po e udhëheq, pasi Vjosa ka këtë ëndërr, të udhëheqë një parti të madhe dhe të bëhet presidente a kryeministre. Unë mendoj se cilido nga VV mund ta udhëheqë listën e saj, por jo Vjosa. Vjosa duhet ndihmuar të bëhet deputete, pasi funksionet e tjera të larta të shtetit ajo i konsumoi dhe nuk lahet dot dy herë në të njëjtin ujë”, ka deklaruar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat