Njohja nga Izraeli, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare tregon arsyen e rëndësisë së jashtëzakonshme për Kosovën

Politika

Njohja nga Izraeli, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare tregon arsyen e rëndësisë së jashtëzakonshme për Kosovën

Nga: G.B Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 21:41
Pamje nga ceremonia

Njohja e Kosovës nga Izraeli, e cila erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator, u zyrtarizua dje.

Kjo u bë përmes një ceremonie virtuale nga ministri i jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi nga Jerusalemi dhe nga Kosova ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj Stublla.

Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falënderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Image
Sami Blakaj

Kjo u vlerësua si historike për Kosovën.

Lidhur me këtë, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sami Blakaj, e ka quajtur lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe konsolidimin e saj në arenën ndërkombëtare zyrtarizimin e njohjes nga Izraeli.

"Formalizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe konsolidimin e saj në arenën ndërkombëtare. Kosova ka vite qe ballafaqohet me një bllokadë totale të njohjeve të reja, prandaj njohja nga Izraeli erdhi në një moment kritik për ne", është shprehur ai.

Sipas Blakajt, njohja është e rëndësishme dhe për faktin se vjen nga një shtet që ka bërë hap të madh para vetes dhe njeh subjektivitetin shtetëror të Kosovës, derisa shton se kjo mund të shërbejë dhe për vendet e BE-së si shembull, që ta njohin Kosovën si shtet.

"Kjo njohje është e rëndësishme edhe për faktin se vjen nga një shtet që ndonëse ka problemet e veta territoriale dhe një konflikt të hapur me Palestinën, megjithatë bënë një hap të madh para vetes dhe njeh subjektivitetin shtetëror të Kosovës. Mbase kjo njohje nga Izraeli mund të shërbejë në të ardhmen edhe si shembull i mirë për vetë shtetet e BE-së, që për shkak të problemeve të tyre territoriale hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës", ka deklaruar Sami Blakaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat