“Kjo është puna e radhës që duhet bërë”/ Publicisti tregon se mesazh për kënd është letra e Biden

Politika

“Kjo është puna e radhës që duhet bërë”/ Publicisti tregon se mesazh për kënd është letra e Biden

Nga: P.R Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:05

Presidenti amerikan, Joe Biden, përmes një letre të drejtuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar reforma dhe arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën e cila përfshin njohjen e ndërsjellë.

“Ju inkurajojmë të vazhdoni të ndërmerrni hapa të vështirë për të arritur atë qëllim përfshirë realizimin reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën, e cila përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, thuhet në një letër të cilën presidenti Biden i ka dërguar presidentit të Serbisë.

Lidhur me letrën e presidentit amerikan, Biden, për “Bota sot”, ka folur analisti dhe publicisti, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

“Letra e presidentit amerikan Biden, dërguar presidentit serb Vuçiq, nuk ia kërkon këtij te fundit njohjen e Kosovës por veç ia tregon se ajo është rruga dhe ajo është puna e radhës që duhet bërë. Serbet e dine se Biden ka qenë zëvendës president i Amerikës kur Amerika luftoi me serbët dhe çliroi Kosovën. Letra e presidentit amerikan Biden është vijimi i politikes amerikane për ta konsoliduar e qartësuar investim e saj në Ballkan, shtetin e ri të Kosovës të krijuar nga amerikanët me luftë”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas tij, kjo letër është edhe si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit, marrëveshje kjo e nënshkruar nën praninë e ish presidentit amerikan, Donald Trump.

“Kjo nuk është vetëm një sukses i bisedimeve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të presidentit Trump, por është një qëndrim final i përpjekjeve 30 vjeçare amerikane kur presidenti Bushi i parë vendosi vijën e kuqe. Marrëveshja e certifikuar apo e noterizuar nga presidenti Trump, nuk është marrëveshje e noteruar nga individi Trump, por nga shefi i shtetit amerikan, i cili e ka ditur e njohur gjithë kontributin amerikan për Kosovën, natyrisht edhe kontributin e presidentit aktual Biden”, thekosn Shahu.

Ai shprehet se kjo letër është edhe sinjal për politikanët e Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar se do ta rishikojnë marrëveshjen e Uashingtonit.

“Ata politikanë në Kosovë që thonë se do ta shqyrtojnë marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë e të certifikuar nga presidenti i Amerikës, apo që do ta shikojnë marrëveshjen me Izraelin për ambasadën, duhet ta dinë se herën e parë janë toleruar dhe kanë qëndruar ne pushtet 50 ditë, por herën e dytë nuk i lejon as toleron kush të hedhin në shqelma ndaj donatorit të lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe nuk rrinë në pushtet as 5 ditë e jo me 50 ditë. Amerika ka kontribuar për Kosovën me shumë se partitë antiamerikane që gëzojnë lirinë në Kosovën e çliruar nga gjaku i shqiptarëve dhe Amerika”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat