Kryeministër “hero” mund të bëhej Albin Kurti me nënshkrimin e një marrëveshje historike me Serbinë?

Politika

Kryeministër “hero” mund të bëhej Albin Kurti me nënshkrimin e një marrëveshje historike me Serbinë?

Nga: N.SH Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:27
Albin Kurti

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të përmbyllet me qeverisjen e re e cila do të formohej pas 14 shkurtit.

Qeveria e Vetëvendosjes me në krye Albin Kurtin do të përmbyllë me një marrëveshje dialogun Kosovë-Serbi, i cili është stërzgjatur. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka rrëzuar tri qeveri në Kosovë për mos përmbyllje të një marrëveshje.

Por, cili do të jetë fati i Qeverisë Kurti, a do të bëhej “hero” me një super marrëveshje me Serbinë, apo mund ta ketë fatin e paraardhësve të tij, të cilët dështuan dhe u rrëzuan nga pushteti.

Në lidhje me këtë, profesori Binak Maxharraj, thotë se, është e tmerrshme të konstatohet që Serbia dhe Kosova gjatë periudhës së tranzicionit patën për president Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçin.

“A. Vuçiq i takon skuadrës vrastare të Millosheviqit dhe çetnikut Vojisllav Sheshel. A. Vuçiq më të cilin po bisedon Thaçi është një rrugaç, rrenc i pabesë bile edhe fytyrën e ka të kriminelit, sepse është bashkëpjesëmarrës i krimeve të Millosheviqit dhe çetnikut Vojisllav Sheshel. Aleksandër Vuçiq nuk është njeri i paqes, nuk është aspak paqësor, nuk e di se çka është Demokracia Perëndimore, por i përfaqëson vlerat Sllave, vlerat e urrejtjes ndaj njerëzve. Ky njëri është i pa paskrupullt të cilit nuk duhet besuar asgjë kur është fjala për raportet e tij me Kosovën”, thotë profesori. Sipas tij, ky njeri në krahasim me Presidentin e Kosovës, Thaçin, e do vendin e vetë, lufton për vendin e vet.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Ky njeri është më meritori qe Veriu i Kosovës është në këtë gjendje që është që për 20 vjet e mbajti flakën ndezur në veri, sepse me mendje dhe zemër ishte në Kosovë, hynte dhe delte nga ajo kur të dojë. Këtij njeriut edhe nuk i interesojnë aq shumë një grusht serb në Veri, por i intereson nëntoka, pasuritë marramendëse nëntokësore të Veriut, ky njeri është në gjendje të bëjë çmos për të mos u larguar nga Veriu, të cilin vet Hashim Thaçi ia la në dorë, dhe tani po do edhe me ja marrë krejt. Kjo është edhe platformë e Serbisë që shtyri të hyjë në dialog sipas projekteve shumëvjeçare proserbe për “Kosovën” e saj, për ndarjen e saj. Këtij njeriu i ra rasti që të bisedojë, dialogojë për çështjen e Kosovës. Erdhi deri te dialogu sepse vete na lejuam, sepse patëm njerëz të padijshëm, hajna të korruptuar në pushtet, të cilët nuk e do shtetin e vet, por luftojnë për pushtet”, potencon tutje ai.

Ai për gazetën “Bota sot”, thotë se, Kosova aksidentalisht pa pëlqimin e saj, por me insistimin e Serbisë iu qas dialogut për gjoja normalizimin e raporteve midis dy vendeve, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe së fundi Avdullah Hoti në dialogun e deritashëm për shumë vite kanë bërë dialog të mbrapshtë, të udhëhequr keq, të udhëhequr në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë.

“Nuk kanë shtruar kurrfarë kërkesash në dobi të Kosovës, por kanë sjellë marrëveshje të dëmshme, kështu duke i lënë hapësirat Serbisë që dialogun ta kthejë në anën e vetë sikur ajo të ishte viktimë e jo agresore në Kosovë, bile Isa Mustafa shkoi aq larg në këtë dialog sa që e nënshkroi Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Veri, me shumë lëshime duke e futur edhe elemente antikushtetuese ekzekutive. Kurse Hashim Thaçi që tri vite me radhë e ka gojën plot në dëm të Kosovës, duke e qitë atë në pazare për territor me Serbinë pa fije turpi, sikur Kosova të ishte jetime sipas planeve makabre të mafisë ruso-serbe sepse vet Hashim Thaçi ishte i përfshirë në strukturat sekrete të këtyre shteteve”, vlerëson ai.

Tutje Maxharraj thotë se çuditërisht kur kuislingu Hashim Thaçit i hasi sharra në gozhdë ne samitin e Berlinit për ndarjen e Kosovës, ai haptas doli kundër Evropës, posaçërisht kundër Kancelares Angela Merkel.

“Nga ky moment Thaçi e filloi fshehtas bisedën me Richard Grenell që ishte ambasador në Berlin për mundësinë e zhvendosjes së dialogut në Uashington, duke shpresuar se këtu do ta gjen mundësinë për ndarjen e Kosovës me Serbinë, e cila edhe në këtë dialog mbahej në fshehtësi derisa nuk e zbuloi Joe Bolton, këshilltar i Trumpit, të cilin kryeministri i posa zgjedhur Albin Kurti refuzoi një mendësi të këtillë, çfarë i kushtoi me rrëzimin e tij nga qeveria nën trysninë e treshes Thaçi-Grenell-Mustafa, që e sollën në pushtet qeverinë kukull të A,Hotit. Thaçi dhe Hoti. Por çarqet sekrete zbuluan rrezikun që po i kanosej Kosovës nga kjo administratë jo dashamirëse për Kosovën dhe e ndalën Thaçin hiq me larg se në 1200 metra lartësi e drejt në Hagë, çfarë Vuçiq dhe Grenell mbetën me gishta në gojë”, thotë profesori.

Ai shton se, dialogu vazhdoi në Shtëpinë e Bardhë pa Thaçin, midis Hotit dhe Vuçiqit.

“Hoti i entuziazmuar për këtë dialog pati deklaruar se po shkon në Shtëpinë e Bardhë me të vetmin qëllim, që të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia, me trysninë e Amerikës. Në pikën dhjetë ishte paraparë që Serbia ta njohë Kosovën. I ashpër ishte Vuçiq që ulëroi si kafsha dhe bash në qendrën e botes në Zyrën Ovale të Presidentit më të fuqishëm të botës, i tha presidentit: JO nuk e njohë Kosovën si shtet, kurse Presidenti Trump nuk reagoi fare, sikur u frikësua nga Vuçiq, por nuk reagoi as ky qyqani i jonë, Hoti, i cili nuk e hapi gojën fare, por ishte paluar si pula dhe kështu humbi shansi historike për njohjen e Kosovës nga Serbia, çfarë tregoi qartë se kjo administratë ishte pro-serbe, çfarë edhe e diktoi me kohë Albin Kurti. E qartë marrëveshja e 4 shtatorit 2020 dështoi për njohjen e Kosovës nga Serbia. Nga këto marrëveshje pati fitim vetëm Serbia, e fitoi Minishengenin, daljen në det, por edhe u bë hisedare në Ujman, që kurrë nuk ishte i Serbisë, kurse Kosova si satisfaksion mori vetëm njohjen nga Izraeli, nën trysninë e presidentit Trump”, potencon ai.

Sipas tij për një marrëveshje të mundshme përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, kohët e fundit po flitet shumë si në Amerikë po ashtu edhe në Evropë, që të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë qe si rezultat do të kishte normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre vendeve dhe njohjen reciproke.

“Dialogu për një marrëveshje gjithëpërfshirëse gjithsesi do te vazhdoi ne nën udhëheqjen e BE por edhe më pjesëmarrjen e SHBA, sepse pa këtë të fundit zor që arrihet diçka në këtë drejtim. Këtu është lidhur nyja e gordit midis paleve: Kosova kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës si shtet. pa I prekë kufijtë e sajë, kurse Serbia nuk donë me ditë për njohën e Kosovës,sepse Serbia ka hyr ne dialog jo për normalizimin e raporteve ndërshtetërore por thjeshtë për territore, ajo e donë Veriun e Kosovës me vlerë 600 miliardësh eurove praruar ne ar dhe flori,qe është barazi sa 2,5 Serbia dhe afër 10 Shqipëria. Këtu qëndron thembra e Akilit që Serbia nuk heq dorë aq lehtë nga Kosova pa ndonjë trysni te madhe e qe kjo trysni dështoi mu ne Shtëpinë e Bardhë të udhëhequr nga Donalt Trump. Por, këto ditë Presidenti i ri Amerikës Joe Biden me anë te një letre ia bëri me dije se duhet te vazhdoj dialogu për një marrëveshje te përgjithshme midis Kosovës dhe Serbisë qe për rezultat do ta kishte njohjen reciproke te Serbisë. Mu për këtë arsye tani situata politike në Serbi është e trazuar për se tepërmi kurse nacionalizmi ekstrem serb po i kërcënohet Kosovës për formave dhe presioneve të ndryshme, ndërsa presidenti serb prapë deklaroi hapur se nuk do ta njoh Kosovës edhe pas kërcënimit në letrën e Joe Biden”, thotë ai.

Ai shton se, anipse situate politike në ty dyja vendet është e brishtë, në Kosovë për shkak të zgjedhjeve te parakohshme dhe ndeskamcave dhe inateve midis liderëve ku secili donë me u bë bajraktar, kurse në Serbi e trazuar nga letra e Bidenit por edhe nga despotizmi i kryetarit të sajë Vuçiq dialog për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfirëse duhet të vazhdoi.

“Kjo do të ndodhë pas përfundimit te zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë ku pritet që fitoi LVV ne krye me Albin Kurtin i cili edhe do te bëhet kryeministër i Kosovës. Albin Kurti nuk është i kalibrit te ulët në raport me Hashim Thaçin dhe Avdullah Hotin, por dialogut me Serbinë do ti qaset në mënyrë serioze të forte, sepse Albini në asnjë rrethanë nuk është i shantazhuar nga askush dhe se ai nuk lëshon pe as për një katram kur është në pyetja Kosova, sovraniteti dhe integriteti i sajë. Albin Kurti se bashku me Vjosa Osmanin janë dy faktor qe dialogun do ta qojnë mire dhe ndershëm. Nuk do te shkojnë me duar ne xhepa ne takim me Vuçiqin sikur vepronte Thaçi e që Vuçiq luante me të. Por Albini në dialog do të shkojë me kërkesa te forta duke i kërkuar Serbisë që më pare se të hyjnë ne dialog ajo duhet të reflektoj, siç bie fjala të kërkojë falje publike për gjenocidin në Kosovë, ti kthej apo ti tregoi te pagjeturit qer janë mbi 1800 veta diku nëpër varrezat masive nëpër Serbi, të reflektoi për dhunimin e mbi 20 mijë nënave dhe morave tona, të reflektoi për demet e luftës te cilat kapin shumën mbi 35 miliard euro,ta pranoi Kosovën si shtet te pavarur dhe sovran. Dhe pas të gjitha këtyre të fillon dialogu për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Unë jam shumë skeptik se një gjë e tillë në këtë dialog do të ndodhë, sepse Serbia për shkak situatës së brendshme qe veç nuk ka kërcit zor qe do të kërkon falje për krimet e bëra e lëre më ta njohë Kosovën si shtet te pavarur. Serbisë i duet shumë kohë për te arrit ndonjë marrëveshje me Kosovën, mbas i duhet asaj që edhe ta ndryshoj qeverisjen me ardhjen në pushtet të donë qeverisje me fleksibile se sa kjo qe është e cila zor që do ti luan duart nga vendi pa ndonjë force te madhe vepruese mbi të”, përfundon profesor Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat