Profesori jep paralajmërimin për LDK-në, PDK-në e AAK-në: Ja çfarë i pret këto parti nëse Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente e Kosovës

Politika

Profesori jep paralajmërimin për LDK-në, PDK-në e AAK-në: Ja çfarë i pret këto parti nëse Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente e Kosovës

Nga: N. H Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:45
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se tashmë është e qartë se kandidatja e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, do të jetë presidentja e ardhshme e Kosovës.

Ai shprehet se sa është e qartë se Albin Kurti do bëhet kryeministër i ri i Kosovës, aq është e qartë se edhe Vjosa Osmani do bëhet presidente e ardhshme e Kosovës.

Në këtë bisedë, profesori i njohur ka dhënë edhe një paralajmërim për partitë që nuk dolën mirë me rezultate nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Pas fitores bindëse të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit çdo gjë është e qartë, si me formimin e qeverisë së re të Kurtit, poashtu edhe për Vjosa Osmanin si presidente e ardhshme e Republikës së Kosovës. Shumica e analizave tregojnë se qeveria e Kurtit do formohet lehtësisht, në anën tjetër shumë peshë paqartësie i japin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente e Kosovës. Sa është e qartë se Albin Kurti do bëhet mandatar i qeverisë, aq është e qartë se edhe Vjosa Osmani do bëhet presidente e Kosovës”, ka thënë Mehazi.

Ndërsa, ai tregon se këto paqartësi do bëhen deri në zyrtarizimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

“Këto paqartësi mendimesh e bisedash për president të shtetit do bëhen deri në zyrtarizimin e Qeverisë së Kurtit, pastaj çdo gjë do jetë e qartë e pa farë tensionesh e problemesh, Vjosa Osmani, do bëhet presidente e Kosovës. Shembull konkret e kemi qeverinë e RMV-së, sapo u bë kryeministër Zaevi me 61 deputetë, po kur duhej ta ndërronte emrin për shkak Greqisë i duheshin disa deputetë të opozitës, e ai i gjeti dhe bëri numrin e duhur të 81 deputetëve për të ndërruar kushtetutën nga Republika e Maqedonisë në Republikë të Maqedonisë Veriore”, shprehet ai.

Mehazi ka theksuar se në rast se Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare, kurse, thotë se do të bëhet shumë më keq për partitë humbëse si PDK, LDK e AAK.

“Kështu do të ndodhë edhe me numrin e disa deputetëve të opozitës që për interesat e tyre apo partiake do votojnë për Vjosa Osmanin. Nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente e Kosovës, shkohet në zgjedhje të reja parlamentare e bëhet shumë më keq për partitë humbëse: PDK, LDK e AAK, prandaj partitë opozitare duke parë humbjen më të thelle ndaj Albin Kurtit do ta bëjnë vet ata Vjosa Osmanin presidente për të pasur kohë të këndellen deri në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen pas katër viteve”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat