Deklaratat e Mustafës se nuk do t’ia bëjë kurrë kourumin Osmanit, vjen përgjigjja ndaj kryetarit të LDK-së: E ka kthyer në personale me Vjosën…

Politika

Deklaratat e Mustafës se nuk do t’ia bëjë kurrë kourumin Osmanit, vjen përgjigjja ndaj kryetarit të LDK-së: E ka kthyer në personale me Vjosën…

Nga: A.Z Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 23:39
Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Kështu ka konfirmuar vet kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se partia e tij nuk do t’ia bëjë kourumin Vjosa Osmanit për president.

Mustafa tha se Osmani nuk është personi i duhur për presidente, ndërsa shtoi se ajo e ka derën hapur për tu kthyer në LDK.

“LDK-ja nuk do të rrijë në sallë, Osmani nuk është personi i duhur për president. Ne si LDK e kemi kandiduar për kryeministre në zgjedhjet e kaluara, ajo ishte një femër e zonja dhe e zgjuara, ajo ka dal kundër LDK-së dhe kurdo që i bie pishman ajo mund të kthehet. Vjosa e ka parë që është gabim që është larguar nga LDK-ja”, ka thënë Mustafa.

Lidhur me këtë analisti, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në këtë gjendje LDK-në e ka sjell Mustafa dhe nëse vendi shkon në zgjedhje për shkak të LDK-së, nuk do të mund ta kalojnë madje as pragun.

“Isa Mustafa e ka kthyer në personale me Vjosën, e cila i dha fund karrierës politike të Isës. Arroganca që e shfaq Isa e ka sjellë LDK-në në këtë gjendje të mjer, dhe si e tillë ajo e ka vështirë të këndellet. Nëse vendi shkon në zgjedhje për shkakë të LDK-së, mos zgjedhja e Vjosës presidente, jam i bindur 100 % se LDK-ja nuk e kalon as pragun”, tha ai.

Tutje shtoi se deputetë e LDK-së duhet të mendojnë për të mirën e LDK-së sepse ky është vetëm një dështim politik i Isës.

“Por, deputetetë e zgjedhur të LDK-së nuk duhet të bien pre e arrogancës së Isës, nëse e duan sado pak LDK-në duhet të mendojnë për të mirën e saj. Këto janë shqelmat e fundit të karrierës së dështuar politike të Isës”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat