Roli i mërgatës në zgjedhjet e 14 shkurtit

Politika

Roli i mërgatës në zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:50
Ilustrim

Roli i diasporës shqiptare është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Kjo u pa edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Analisti politik, Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se diaspora nuk duhet lejuar të copëtohet dhe të manipulohet nga partitë politike.

“Diaspora shqiptare Kosovare do të mbetet një aset shumë i rëndësishëm kombëtar shqiptarë, vetëm përderisa nuk pranon të copëtohet nga partitë e ndryshme politike.

Në momentin që pranon të jetë plaçkë e politikave të partive të ndryshme për interesa të tyre të pushtetit, do të humb fuqinë e saj për të qenë në shërbim të vendit të origjinës në mënyrë të pa anshme politikisht.

Diaspora nuk duhet të lejojë të manipulohet nga as një parti politike apo grupim politikë, diaspora të vetmen politikë të saj duhet ta këtë kombin dhe mirëqenien e të gjithë bashkëkombëseve të saj pa dallime politike dhe partiake në vendin  e origjinës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka treguar se çfarë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit në mërgatë.

“Kur është dëgjuar se me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, kanë ardhur disa emisarë të partive politike në shtetet në të cilat punojnë diaspora për ta ndarë në parti për vota , shumë intelektual në diasporë janë ndierë shumë keq.

Po të dëgjohej zëri i intelektualëve shqiptarë në diasporë,  do të sugjerohej që diaspora shqiptare Kosovare të mos jetë e as një subjekti politikë,  por të jetë e vendit të origjinës dhe sa herë të keqqeveriset vendi i origjinës nga cilido subjekt qoftë të angazhohet për aq sa ka mundësi që të ndërrohet ajo qeveri dhe me rastin e zgjedhjes së një qeveri tjetër të votojë në mënyrë plebishitare pa qenë absolutisht e ndikuar nga as një grupim apo parti politike”, ka potencuar Bytyçi.

Në fund, ai ka theksuar se diaspora duhet të jetë neutrale në fushën e  politikës.

“Shumë më e dobishme për vendin e origjinës  do të ishte një diasporë me një Status neutral partiako-politikë për vendin e origjinës se sa një diasporë e copëtuar në parti politike.

Kurrë mos të harrojmë, pavarësisht se si do të rrjedhin çështjet, diasporës më shumë se uniteti dhe mbajtja e lidhjeve arsimore, kulturore, ekonomike dhe të tjera me vendin e origjinës, nuk i duhet as gjë tjetër.

Çdo humbje e lidhjeve me vendin e origjinës shpijnë asimilimin e diasporës dhe më në fund mos ekzistimin e saj”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat