“Koci do të ballafaqohet me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin”, paralajmërohen arrestime në mars

Politika

“Koci do të ballafaqohet me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin”, paralajmërohen arrestime në mars

Nga: P.R Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 20:24
Gani Koci

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtari i PDK-së, Gani Koci, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Në Hagë, Koci do të paraqitet më 18 mars, ndërsa është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare”, ka shkruar Koci.

E lidhur me ftesën e Kocit dhe zhvillimet nga Specialja, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Së pari nuk dihet për cilat aktakuza specifike është thirru për të dëshmuar Gani Koci, mirëpo pak a shumë ka të bëj më aktakuzat kundër Thaçit, Veselit dhe të tjerëve. Mirëpo, konkretisht nuk mund të dihet, mbase as vet Ganiu nuk e di, këto janë sekrete hetimore. Ajo çfarë në mund të themi është se Gjykata Speciale po fillon pranverën në Kosovë me dëshmitarë, si dhe me arrestime të tjera të pritshme”, thotë Mehmeti.

Ai shton se në Speciale, Koci do të ballafaqohet me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

“Natyrisht se Ganiu, do të ballafaqohet me Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhepin deshti apo jo, sepse janë të njëjtë që pas lufta duke "shitur" trimëri me deklarata pompoze vetëm sa i kanë bërë dëme njëri tjetrit. Edhe dëshmitarët që thirrën, nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe të akuzuar, mbase jo tani, mirëpo në të ardhmen, andaj rasti i Gani Kocit tregon mjaft qartë se të gjithë ata që pasluftë kanë bërë deklarata, shpesh për "të shitur mend" do të ballafaqohen me ato çfarë kanë thënë”, thekson analisti Mehmeti.

Për fund, Mehmeti paralajmëron edhe arrestime tjera, që sipas tij do të njsin në muajin mars të këtij viti.

“Unë, pres që në mars të fillojnë edhe arrestimet e tjera, të nivelit të lartë të UÇK. brenda këtij viti besoj e do të arrestohen të gjithë të akuzuarit, si dhe të ftohen dëshmitarët”, përfundon për “Bota sot” analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat