Partitë politike pa ndryshime

Politika

Partitë politike pa ndryshime

Nga: A.M. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:29
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se përkundër që listat zgjedhore kanë qenë të hapura, nuk ka pasur ndryshime thelbësore.

“Përmes proceseve zgjedhore  në Kosovë, me lista të hapura, vazhdimisht kemi pasur ndryshime në përfaqësimin e partive parlamentare. Megjithatë në këtë kontekst, nuk kemi pasur edhe ndryshime thelbësore qoftë kualitative në përfaqësimin parlamentarë,  qoftë edhe në përfaqësimin partiak”, ka thënë ai.

Po ashtu, Duhanaj ka shtuar se në vend më shumë votohet nga imponimet e ndryshme se sa nga përformaca.

“Kjo ndodhë, pasi që në Kosovë shumë rrallë njerëzit votojnë duke vlerësuar performancën e individëve që i votojnë. Në vend të kësaj kemi votime të imponuara në forma të ndryshme, qoftë përmes  ndikimit të rrethit, qoftë përmes klientelizmit, qoftë edhe si pasojë e frymës  së krijuar mediatike siç ishin këto të fundit”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Më tej, ai ka treguar se çfarë i duhet kandidatëve të cilët kandidojnë për deputet.

“Në Kosovë, kandidatet, për t'u votuar, përpos që duhet të kenë promovimin e sigurt nga subjektet përkatëse, kërkohet edhe investim në krijimin e mekanizmave të cilët shërbejnë në krijimin e opinionit dhe frymës fituese për kandidatin. Kjo nënkupton se një i zgjedhur nuk garanton edhe për përfaqësim kualitativ, pasi që kundërshtari i denjë i tij, nuk ka qenë financiarisht i përgatitur që t'ia konkuroj”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat