Zhvillime dramatike në LDK-së, veprimtari numëron arsyet pse Lutfi Haziri nuk duhet të jetë në krye të partisë – ja kush duhet të jetë kryetar

Politika

Zhvillime dramatike në LDK-së, veprimtari numëron arsyet pse Lutfi Haziri nuk duhet të jetë në krye të partisë – ja kush duhet të jetë kryetar

Nga: N. H Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:46
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka përjetuar rezultatin më të dobët, që nga themelimi si subjekt politik.

Tashmë, pas këtij rezultati, kjo parti ka filluar reformat e brendshme. Brenda pak ditëve pritet të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re.

E, një prej emrave se në krye të LDK-së mund të vije, këto ditë është raportuar se mund të jetë edhe kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Mirëpo, lidhur me këtë mundësi, veprimtari i LDK-së në, Fatmir Bajraj, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve që Haziri e kishte proklamuar dëmton ambicien e tij për kryetar të partisë.

Bajraj për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Haziri ka dëmtuar rënd dhe seriozisht kandidaturën për kreun e LDK-së, si ambicie dhe legjitime e një politikani i cili në skenën politike të vendit është në mbi tri dekada.

Image
Fatmir Bajraj

“LDK-së i duhet reformë e thellë, dhe kjo nënkupton; reformim strukturor në kapacitete, në qasje, në mendësi dhe në kulturë veprimi, një reformim konform dinamikes së jetës, zhvillimeve dhe proceseve që njëjtësojnë ofertën politike me nevojat jetësore të qytetarëve. Me idenë e lëvizjes së kufijve, përkatësisht të shkëmbimit të territoreve, Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar aktual i Gjilanit, ka dëmtuar rënd dhe seriozisht kandidaturën për kreun e LDK-së, si ambicie dhe legjitime e një politikani i cili në skenën politike të vendit është në mbi tri dekada. Lutfi Haziri, një politikan me përvojë dhe i cili ka kaluar të gjitha shkallët e ngjitjes në karierë, duke filluar si lider i forumit të të rinjve të LDK-së, nënkryetar dhe kryetar dege i LDK-së në Gjilan, sikurse edhe kryetar i Gjilanit në katër mandate, pa lënë anash edhe pozitat institucionale në qeverisjen qendrore deri të ajo e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, tanimë ka shfaqë pretendimin për të kandiduar për kryetar të LDK-së, në zgjedhjet për kreun e së cilës, pas dorëheqjes së kryetarit Mustafa mbahen më 14 mars 2021, një muaj pas rezultatit katastrofal për LDK-në”, ka deklaruar Bajraj..

Çfarë e dëmton kandidaturën e Lutfi Hazirit për kreun e LDK-së?

Bajraj shpjegon se parimet kryesore të LDK-së janë Kosovacentrizmi, orientimi perëndimor dhe miqësia permanente me SHBA-të.

“LDK-ja, si një subjekt shtet-formues dhe shtet-ndërtues, ka një kulturë dhe traditë ekskluzive të sofistikuar dhe të sendërtuar në mbi tri dekada, parimet e së cilës për shtetin dhe proceset, janë unike, por largëpemëse dhe kompatibile me kontekstin strategjik dhe gjeopolitik me partneret strategjik në krye me SHBA-të, parime këto të cilat i ndjek me konsistencë dhe stoicizëm. Këto parime janë: Kosovacentrizmi, orientimi perëndimor dhe miqësia permanente me SHBA-të. Pavarësia e Kosovës si kompromis, nënkupton Kosovën shtet sovran dhe të pavarur në kufijtë administrativ të vitit 1974, përkatësisht në kufijtë e ndërhyrjes ushtarake të NATO-së dhe të njohjes ndërkombëtare pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008, që do të thotë se Kosova shtet sovran dhe demokratik, është projekt i përhershëm nacional dhe jo projekt fluid”, ka shtuar veprimtari Bajraj.

Hapja e Kutisë së Pandorës!

Idenë e Haziri, Bajraj e quan të rrezikshme, dhe e cila ishte kundërshtuar fuqishëm nga LDK-ja, dhe të cilën për fat të keq, në një kontekst krejt tjetër, e kishte keqpërdor ish-presidenti Thaçi.

“Ideja e Hazirit, për lëvizjen e kufijve drejtë Serbisë, me shkëmbimin e territoreve, prishë projeksionet dhe strategjinë e partnerëve strategjik dhe perëndimit për mos-ndryshimin e kufijve, si një opsion i rrezikshëm dhe me pasoja-domino, ide e cila në vend të zgjidhjes, do të komplikonte edhe më shumë stabilitetin e rajonit dhe me gjerë. Lutfi Haziri, kishte plasuar këtë ide, qysh në vitin 2011, por e cila ishte kundërshtuar fuqishëm nga LDK-ja, dhe të cilën për fat të keq, në një kontekst krejt tjetër, e kishte keqpërdor ish-presidenti Thaçi, duke i’a hedhë në fytyrë nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci dhe vet presidentit historik, Ibrahim Rugova, edhe pse projekti i ndarjes së Kosovës përmes lëvizjeve me kufijtë, ishte një ide serbe të cilën e kishte përvetësuar Thaçi për ta shpëtuar “lëkurën” e vet me çmimin e copëtimit të Kosovës”, tha ai.

Bajraj potencon se janë këto elemente, të cilat bëjnë që Haziri mos ta marr besimin e Kuvendit të LDK-së, me 14 mars 202.

“Haziri, me këtë hipotekë, e cila në LDK, jo vetëm që nuk gjeti mbështetje, por u refuzua kategorikisht, si ide e rrezikshme e cila mund të qonte në destabilitet dhe copëtimin e Kosovës dhe zhbërjen e shtetësisë se saj, nuk besoj se do të marr besimin e Kuvendit të LDK-së, me 14 mars 2021. Kuvendaret, me siguri do të kanë parasysh, se kreu i saj, në një rast hipotetik, Haziri, përkundër kontributit enorm në LDK dhe përmes saj, për vendin, do të ishte target i sulmeve të pareshtura dhe agresive të oponentëve dhe të rivalëve politik të LDK-së, të cilët do ta kthenin LDK-në, në tabelë qitjeje si një parti e cila ishte dhe është për copëtimin dhe zhbërjen e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Bajraj.

Krejt në fund, veprimtari i LDK-së thekson se në krye të partisë duhet të jetë një figurë unifikuese dhe shpresëdhënëse në mobilizimin dhe organizimin e energjive të fjetura.

“LDK, në krye të saj, në vend të Hazirit, duhet të nxjerrë një figurë dhe personalitet i cili në radhë të parë, nuk mbartë mbi supe hipoteka dhe të jetë një figurë e cila pranohet nga votuesit dhe mbështetësit e LDK-së gjithandej, natyrisht, një kandidat i cili përveç përfaqësimit të zërit të elektoratit, duhet të kaloj edhe procedurat demokratike në Kuvend, duke marr shumicën e votave të cilësuara në një Kuvend legjitim dhe legal, përmes votës së fshehtë dhe në një garë me mbi dy kandidat. Kreu i ri i LDK-së, duhet të jetë një figurë unifikuese dhe shpresëdhënëse në mobilizimin dhe organizimin e energjive të fjetura, si dhe rivitalizimin e aseteve strukturore-organizative të LDK-së, afinitete këto që do të bëjnë diferencën në qasje dhe efektet e së cilës do të jenë të ndjeshme dhe të prekshme, në mënyrë që LDK-në, ta kthen aty ke e ka vendin, dhe të jetë e tillë, çfarë i duhet vetës dhe Kosovës. LDK duhet të ndryshoj, dhe këtë ndryshim duhet ta sheh dhe të bindet elektorati, zhgënjimi i të cilit është i thellë, dhe tanimë do shumë prova për ta bindur se ndryshimi është serioz, i sinqertë dhe i pa improvizime”, ka thënë në fund, veprimtari Fatmir Bajraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat