Zhvillimet dramatike në LDK, analisti paralajmëron: Ky është qëllimi i Mustafës – po rrezikohet të shuhet ky subjekt

Politika

Zhvillimet dramatike në LDK, analisti paralajmëron: Ky është qëllimi i Mustafës – po rrezikohet të shuhet ky subjekt

Nga: N. H Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:28
Lidhja Demokratike e Kosovës

Reformimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duket se ka përçarë edhe më shumë anëtarët më të lartë të kësaj partie.

Tashmë në distance, kanë filluar përplasjet mes zyrtarëve të lartë të këtij subjekti politik.

Është Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ditë më parë ka deklaruar se të gjithë kandidatët pretendentë për kryetar të LDK-së, është dashur të japin dorëheqje nga kjo parti.

Ajo ka thënë se në LDK ka ende shumë, siç i quan ajo, profiterë që shikojnë interesat e tyre dhe “nuk u intereson fati i LDK-së”.

Lidhur me situatën në të cilën po kalon kjo parti, për “Bota sot”, ka folur analisti politik.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, me njerëz të kalibrit të Isa Mustafës, po rrezikon të pësoj një humbje edhe me të madhe në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen brenda pak muajve.

“Kur planifikohet të mbahen edhe zgjedhjet lokale, me njerëz të kalibrit të Isa Mustafës në krye, LDK do të pësoj katastrofë edhe më të madhe dhe do të shkërmoqet tërësisht edhe në bastionet kryesore dhe qytetet më të mëdha të vendit, që deri më tani ishin nën udhëheqjen e saj”, ka thënë Qarri, për gazetën “Bota sot”.

Ai mandje ka dhënë emrin e personit që po tenton t’i prish këto reforma.

Analisti Qarri deklaron se qëllimi kryesor i Mustafës është pengimi i reformave të filluara në këtë parti, që sipas tij, me “dallaveret” e kryetarit në largim ky subjekt politik rrezikon edhe shuarjen.

“Kështu që, nëse vërtetë nuk arrijnë të ndalohen urgjentisht dhe atë sa më parë, dallaveret e tij, qëllimi kryesor i Isa Mustafës duket të jetë, pikërisht pengimi i reformave brenda LDK-së, humbja edhe më katastrofale në zgjedhjet lokale dhe shuarja përfundimtare e LDK-së së Ibrahim Rugovës, si parti”, ka deklaruar njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat