‘Heshtja paszgjedhore’ e Haradinajt, profesori nga Amerika tregon nëse kreu i AAK-së ka hequr dorë nga posti i presidentit

Politika

‘Heshtja paszgjedhore’ e Haradinajt, profesori nga Amerika tregon nëse kreu i AAK-së ka hequr dorë nga posti i presidentit

Nga: A.Morina Më: 6 mars 2021 Në ora: 21:55
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ishte një ndër të parët që kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për President të Kosovës.

Mirëpo, që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare dhe publikimit të rezultateve, Haradinaj nuk ka deklaruar asgjë. Kreu i AAK-së ka vendosur të qëndroj në heshtje, mirëpo çfarë do të ndërmarrë ditëve në vijim mbetet të shihet.

Nuk dihet nëse kjo ‘heshtje paszgjedhore’ e Haradinaj është një shenjë që ai ka hequr dorë nga posti i presidentit.

Profesori nga Amerika, Nijazi Halili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar ‘heshtjen’ e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Image
Profesor Nijazi Halili

Halili tha se heshtja paszgjedhore e Ramush Haradinajt nuk nënkupton se ai ka hequr dorë nga posti i presidentit. Ai tha se në bazë të praktikave zgjedhore partitë e vogla luajnë rolin kyç në zgjidhjen e krizave institucionale.

“Mendimi im se heshtja paszgjedhore e kreut të AAK-së Z.Ramush Haradinaj nuk nënkupton se ai ka hequr dorë nga posti i të parit të vendit, për president. Nuk duhet të llogarisim në përqindjen vogël të votave të AAK-së që mori në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas të gjitha praktikave zgjedhore partitë e vogla luajnë rolin kyç, dhe janë çelës i zgjidhjeve të krizave dhe vakumeve institucionale”, deklaroi Halili.

Profesori tha se pavarësisht se ka vetëm 7 % të votave, kandidatura e Haradinajt për president është legjitime.

“Andaj, lirisht mund të potencoj se kandidatura e zotëri Haradinaj, është legjitime, që ka 7% të deputetëve, është parti e konsiderueshme që ndoshta ka numrat e artë për të krijuar institucionet e vendit dhe marrjen e postit të Presidentit”, theksoi Halili.

Në fund, ai tha se Haradinaj ka qenë kryeministër në dy kohë dhe nuk kemi pse të kemi frikë nga posti i presidentit.

“Z.Haradinaj ka qenë kryeministër në dy kohë. Pastaj kontributi i tij individual dhe familjar për luftën është madhështor. Andaj, pse të kemi frikë nga posti i Presidentit”, përfundoi Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat