Kërkohet të emërohet një emisar për dialog

Politika

Kërkohet të emërohet një emisar për dialog

Nga: A.M. Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:24
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Albin Kurti duhet të dëshmoj të kundërtën e kritikave.

Sipas tij, kryeministri i ardhshëm duhet që të emëroj një emisar i cili do të duhet të merret vetëm me dialogun.

“Po tash Kurit duhet dëshmoj të kundërtën. Pra të bashkëpunojë ngushtë me SHBA, të caktoj një emisar të vetin për dialog. Një njeri të përgatitur për këtë çështje, të negocioj, të jetë kreative dhe të ruaj integritetin e shtetit të Kosovës. Pra duhet të ketë logjik bashkëpunues  dhe heshtjeje te fjalët të  cilat nuk kontribuojnë paqes”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Burjani thekson se nuk duhet të refuzohet dialogu, pasi për këtë çështje mund të ndëshkohet Kosova.

“Këtu patriotizmi duhet të mbrohet në dialog e jo duke refuzuar dialogun, sepse për këtë mund të ndëshkohet Kosova. Askush nuk ka të drejt të luaj me paqen. Sot - nesër , ka kohë dhe me zhargonet e kësaj natyre. S` duhet të harrohet se këtë ta bëjë me bashkësinë ndërkombëtare e jo partin, që të dëgjojnë çka thonë ata. Nuk të dëgjojnë dhe nuk merren me fjalë boshe, ata kërkojnë dialog, zgjidhje”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat