Po bëhen 1 muaj që nga përfundimi I zgjedhjeve të 14 shkurtit që u mbajtën në vendin tonë.
Nga këto zgjedhje fituese doli të jetë LVV-ja, në krye me Albin Kurtin duke lënë pas vetës partitë e tjera politike.
Ndërsa gjatë këtyre ditëve KQZ ka certifikuar zgjedhjet duke arritur kështu që VV të fitojë mbi 50% të votave, shkruan “Bota sot”.
Kurti pas certifikimit të zgjedhjeve ka thënë se VV-ja ka fituar në referendum me 50.28 %, duke e quajtur këtë shans të madh për Kosovën, përcjell Bota sot.
Në një postim në Facebook, Kurti ka falënderuar qytetarët dhe mërgatën për votat e tyre, duke thënë se fitorja është e secilit prej tyre.
Mirëpo ditë më parë në një intervistë me deputetin e rizgjedhur të LVV-së, Mefail Bajqinovci, “Bota sot”, e ka pyetur se cilat janë pritshmëritë e VV-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Bajqinovci u shpreh që VV do t’i fitojë së paku 75% komunave duke thënë që fryma e VV-së tregoi se kemi shtrije në gjithë Kosovën edhe në ato komuna që janë konsideruar basitone të partive të tjera.
“Fryma e Vetëvendosjes tregoi se ne kemi shtrirje në gjithë Kosovën edhe në ato komuna të cilat janë konsideruar bastione të partive të tjera, rasti i Podujevës na tregon se VV mund të fitojë në çdo komunë të Kosovës, ne presim që në zgjedhjet lokale në fund të vitit, LVV t’i fitojë së paku 75% të komunave”, u shpreh Bajqinovci për “Bota sot”.