“VV dhe LDK në të ardhmen do ta qeverisin vendin bashkë”

Politika

“VV dhe LDK në të ardhmen do ta qeverisin vendin bashkë”

Nga: A.M. Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:36
Ilustrim

Opinionisti Adem Bytyçi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratat e kryetari të ri ië Ldhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiut karshi Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Ky është një fakt tepër i rëndësishëm dhe vendimtar, që tregon se Abdixhiku, nuk ka ardhur në Krye të LDK-së, për ta restauruar partinë pas rënies katastrofale në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021, por ardhja e tij në krye të partisë ka të bëjë me zbatimin e porosive të paraardhësit të tij, për ta rrënuar edhe më thellë dhe më shpejtë të ardhmen e këtij subjekti politikë, i cili pas shkuarjes në amshim të themeluesit të saj, Dr. Ibrahim Rugova, ka përjetuar disa zbatica të cilat nuk i ka merituar, por kanë qenë pasojë e udhëheqjes në drejtimin jo të duhur dhe të pa merituar të drejtuesve të saj”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Bytyçi shprehet se ka pas shpresa se pas ardhjes së Abdixhikut në krye të partisë, kjo e fundit do  t'i kthehet e ardhmja.

“Shumë kush ka shpresuar se ardhja në krye të këtij subjekti politikë të Lumir Abdixhikut, subjektit do t'i kthehet e ardhmja, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme mos ta përsërisë humbjen si në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, por nëse Lumir Abdixhiku, vazhdon të zbatojë porositë e paraardhësit tij në raport me mënyrën e sjelljeve ndaj partisë fituese të zgjedhjeve, nuk ka për ta ndihmuar konsolidimin e partisë në nivelin e para 14 shkurtit 2021”, ka deklaruar ai për "Bota sot”.

Po ashtu, Bytyçi ka thënë se këto dy subjekte në të ardhmen do ta qeverisnin vendin bashkë.

“Po të gjykoj Abdixhiku dhe lidershipi udhëheqës i LDK-së, drejtë në të mirën e Partisë për të bashkëpunuarsinqerisht me LVV-në, këto dy subjekte në të ardhmen gjatë do ta qeverisnin vend bashkë. Në të kundërtën, nëse Lumir Abdixhiku, udhëheqjene Partisë LDK, e mbështet në porosi dhe direktiva të paraardhësit të tij, as kush nuk mund të pohojë me saktësi dhe as ata  të cilët e duanë këtë parti më shumë se çdo gjë tjetër, se si do të jetë fati  i kësaj partie në të ardhmen?! Më në fund ia vlen të pyetet Lumir Abdixhiku: Lumir, a je me Isën apo me dr.Ibrahim Rugovën?”, ka përfunduar Bytyi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat