Bashkësia Lokale e Karaçevës letër Kurtit, Konjufcës e Haxhiut

Politika

Bashkësia Lokale e Karaçevës letër Kurtit, Konjufcës e Haxhiut

Nga: G.B Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:12
Kuvendi i Kosovës, 22 mars 2021

Bashkësia Lokale e Karaçevës ka thënë se ka afër 3 vjet që Komuna e Kamenicës nuk ka noter, që pas vdekjes së noterit që ka qenë, më nuk është zëvendësuar.

Kështu ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, Selver Lenjani nga Bashkësia Lokale e Karaçevës.

Ata i kanë dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Shumë vite kanë kaluar, shumë qeveri janë ndërruar, edhe pse kemi bërë kërkesë vazhdimisht, nuk janë marrë parasysh për emërimin e një noteri. Për shkak të neglizhencës së qeverive të kaluara, pësojnë qytetarët e brezit kufitar dhe rreth 30 mijë banorë të komunës së Kamenicës, për mos emërimin e një noteri, pa të cilin komuna mbetet pa të. Banorët e Karaçevës nëse kanë nevojë për një dokument, duhet të marrin rrugën për në Gjilan, për ta noterizuar dokumentet e nevojshme. Kërkojmë që kjo kërkesë të merret parasysh duke nisur nga kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, që ta caktojnë një noter për komunën e Kamenicës dhe t’i dalin në ndihmë qytetarëve të kësaj komune, sepse është e nevojshme. Mbesim me shpresë se kjo kërkesë e bashkësisë lokale të realizohet”, ka thënë Selver Lenjani për “Bota sot”.

Më poshtë letrat dërguar Kurtit, Konjufcës dhe Haxhiut:

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat