Mehmeti tregon arsyen: Kjo është frika e PDK-së dhe AAK-së nga Osmani dhe Kurti

Politika

Mehmeti tregon arsyen: Kjo është frika e PDK-së dhe AAK-së nga Osmani dhe Kurti

Nga: P.R Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:09
Enver Hoxhaj dhe Ramush Haradinaj

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdojnë me sulme ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Kryetrari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake.

“E zgjedhur si presidente në një mbrëmje të ftohtë, të mbushur me pazare të minutave të fundit, të cilat, sikur të mos mjaftonin, ishin caktuar që të kryheshin nga njerëz të Listës Serbe dhe struktura të ish-regjimit. Tani, për të gjithë, kjo mund të tingëllojë vetëm fjalë dashakeqe, por, koha do ta dëshmojë se realiteti do të jetë shumëherë më i hidhur. Për presidente do të kemi një marionetë të një kryeministri me tendenca autokrate. I bindur se derisa idetë qëllimkëqija, joprofesionalizimi, tendencat autokratike të këtij pushteti njëpartiak të dalin në pah, do të jetë vonë dhe tashmë vendit do t’i jetë bërë një dëm i madh, por asnjëherë të mos mendojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë e heshtur përballë secilit rrezik që pritet t’i kanoset vendit nën udhëheqjen e tyre. Do t’ua përcjellim secilin hap e çdo veprim. Do ju mbajmë përgjegjës për çdo premtim e iluzion të rremë që keni krijuar”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë Ramush Haradinaj është shprehur se Vjosa Osmani është presidente e Albin Kurtit.

“E gjithë kjo është një tregues që për Kosovën nuk priten ato ditë të mira që i kanë premtuar, sepse kemi të bëjmë me një m ash trim dhe me një sistem që është i një partie. President, kryeministër, kryeparlamentar, kryetar partie është një njeri, është Albin Kurti, në një mënyrë ne po kthehemi në mon izëm”, tha Ramush Haradinaj.

E kritika ndaj PDK-së dhe AAK-së për qasjen ndaj presidentes, Vjosa Osmani, ka drejtuar analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Duket se PDK dhe AAK nuk po arrijnë të kuptojnë se janë në opozitë, dhe s’ka më tenderë, pazare më të cilat janë mësuar të jetojnë me to. Nuk po arrijnë të kapërdijnë ardhjen e Vjosës, kur themi Vjosën nuk kuptojmë atë si emër të përveçëm por si përfaqësim, një gjeneratë e re e pa korruptuar dhe me vizion ndryshe”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, rritja e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit po i frikëson partitë e ‘krahut të luftës’.

“Në këtë logjikë duhet theksuar se nevojën për ndryshim spo mund ta kapërdijnë, meqenëse jashtë kësaj do mbesin themeluesit e këtyre partive. Rritja e vazhdueshme e mbështetjes ndaj Vjosës dhe Albinit frikëson partitë krahut të luftës, të cilat s’po arrijnë të kuptojnë se epoka e tyre tashmë ka marr fund”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat