Analisti politik: Abdixhiku ka bërë një shkëputje nga rrugëtimi i gabuar politik i Isa Mustafës

Politika

Analisti politik: Abdixhiku ka bërë një shkëputje nga rrugëtimi i gabuar politik i Isa Mustafës

Nga: D.RR Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:36
Lumir Abdixhiku

Veprimet e fundit të kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikut, po vlerësohen pozitivisht nga njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi. 

Ai në një prononcim për gazetës “Bota sot” tha se Abdixhiku ka bërë shkëputje nga rrugëtimi politik i gabuar i Isa Mustafës. 

“Pjesëmarrjen e LDK-së në seancën parlamentare me rastin e Vjosa Osmanit presidente është për ta përshëndetur, ky veprim i mençur politik i Abdixhikut nxori në shesh e pastroi disa dilema, se Abdixhiku është ndryshe nga Isa Mustafa, dhe se LDK-në është duke e çuar rrugës politike të Ibrahim Rugovës, lirisht mund të themi se ka bërë një shkëputje nga rrugëtimi politik shumë i gabuar i Isa Mustafës”, tha Mehazi. 

Sipas tij, LDK-ja ka fituar që ka votuar Vjosa Osmanin për presidente, teksa ka thënë se u nxorën në shesh përkrahësit e ish kryetarit të LDK-së, që sipas tij janë Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, të cilët nuk votuan për Osmanin presidente. 

“Abdixhiku tregoi pjekuri politike, vetëm me kësi veprime të mençura mund të rritë autoritetin e LDK-së para qytetarëve. Me pjesëmarrjen në parlament dhe duke votuar Vjosa Osmanin presidente, LDK-ja e Abdixhikut asgjë nuk ka humbur, por vetëm që ka fituar, vota e LDK-së ishte kyçe për Vjosa Osmanin presidente, Abdixhiku shpëtoi Kosovën nga zgjedhjet e reja,  parlamentare, shmangu krizën e stabilizoi institucionet më të larta shtetërore, pastaj Abdixhiku i LDK-së me këto veprime ndaj presidentes, Vjosa Osmanit, mori simpatinë e qytetarëve dhe nxori në shesh përkrahësit e ish-kryetarit të LDK-së, Agim Veliun, Avdullah Hotin e Driton Selmanajt që kurrsesi nuk donin të votojnë Vjosa Osmanin për presidente”, u shpreh Mehazi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat