Kërkohet vazhdimi i dialogut, Kosova e ka mbështetjen e SHBA-ve

Politika

Kërkohet vazhdimi i dialogut, Kosova e ka mbështetjen e SHBA-ve

Nga: A.M. Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:04
Ilustrim

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të përshihet në dialog në mënyre produktive dhe pa vonesë.

Këtë kërkesë Blinken i ka bërë Kurtit në letrën e dërguar për ta uruar për marrjen e postit të kryeministrit.

Po ashtu, përmes kësaj letre Blinken ka siguruar që Kosova do ta ketë mbështetjen e SHBA-së.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar letrën e sekretarit Blinken.

Ai ka thënë se duhet të merret seriozisht kërkesa Blinken duke i  pranuar rekomandimet e SHBA-së.

“Në duhet t`i pranojmë rekomandimet e SHBA-ve, si do që ato të jenë, andaj duhet të merret seriozisht kërkesa e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken i cili edhe një herë kërkojë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, që të filloj procesin e dialogut sepse duan që t'a mbyllin sa me parë këtë proces një marrëveshje finale gjithëpërfshirës”, ka thënë ai për “Bota sot”

Më tej, Krasniqi është shprehur se kryeministri Kurti duhet të ndryshojë qasjen e tij për dialogun, pasi presidenti i SHBA-ve Joe Biden mund ta përkrahë Kosovën pa kushte drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë.

“Kryeministri duhet të ndryshojë qasjen sa më parë lidhur me dialogun, duke e shfrytëzuar edhe afërsinë e Presidentit të SHBA-ve z. Biden i cili ka një afërsi të madhe me popullin tonë dhe i cili mund të na përkrah pa kushte drejt marrëveshjes finale me Serbin, sepse një ditë mund të jetë tepër vonë për ne”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat